A po ia kopjon Erion Velaj projektet Shpend Ahmetit?

Derisa qytetarët e Komunës së Prishtinës tash e më shumë se dy vite kanë mundësi për t’u pajisur vet me ekstraktin e lindjes dhe dokumenteve tjera personale përmes e-Kioskave, në Tiranë një gjë e tillë është realizuar për herë të parë të martën. Më 11 qershor të 2015-tës, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti në Ditën […]
Derisa qytetarët e Komunës së Prishtinës tash e më shumë se dy vite kanë mundësi për t’u pajisur vet me ekstraktin e lindjes dhe dokumenteve tjera personale përmes e-Kioskave, në Tiranë një gjë e tillë është realizuar për herë të parë të martën.
Më 11 qershor të 2015-tës, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti në Ditën e Çlirimit të Prishtinës kishte përuruar këtë projekt që i kushtoi 14 mijë e 200 euro, shkruan Indeksonline.
E-kioskat që punojnë 24 orë gjatë shtatë ditëve të javës ishin mirëpritur nga qytetarët, të cilëve iu lehtësua puna dhe iu shkurtua pritja për pajisje me dokumente të ndryshme.
Këtë ide të Ahmetit së fundmi e ka kopjuar homologu i tij nga Tirana, Erion Veliaj. Dje në oborrin e Bashkisë së Tiranë u vendosën e-kioskat në të cilat përmes monitorit mund të komandohet vet nxjerrja e një certifikate.
Zyrtarët komunal kanë thënë se me këtë projekt synohet që të ulet fluksi i njerëzve që shkojnë në Bashki për të marr certifikata familjare e personale. Bashkia e Tiranës ka 60 shërbime, e nga to, 26 mund të kryhen me e-kioskat.
Kujtojmë se Komuna e prishtinës në vitin 2016 në edicionin e “ICT Awards” që u mbajt në Tiranë kishte fituar çmimin e parë me projektin për digjitalizimin e shërbimeve publike “E-Kioska”.












