A po i bashkohet AKR PAN’it? Tregon Korab Sejdiu

Lajmi i fundit që po qarkullon në media rreth ‘prishjes së koalicioneve’ parazgjedhore është se AKR mund t’i bashkohet PAN’it. G.Blic ka raportuar duke u thirrur në burime të saj, thotë se AKR do të ndahet nga kkoalicioni me LDK’në dhe Alternativën, duke shtuar se Behgjet Pacolli në qeverisjën e PAN’it do ta udhëhiqte Ministrinë […]
Lajmi i fundit që po qarkullon në media rreth ‘prishjes së koalicioneve’ parazgjedhore është se AKR mund t’i bashkohet PAN’it.
G.Blic ka raportuar duke u thirrur në burime të saj, thotë se AKR do të ndahet nga kkoalicioni me LDK’në dhe Alternativën, duke shtuar se Behgjet Pacolli në qeverisjën e PAN’it do ta udhëhiqte Ministrinë e Punëve të Jashtme.
Por një lajm i tillë është mohuar kategorikisht nga Korab Sejdiu.
‘Jo aspak nuk është e vërtetë. Nuk kemi asnjë informacion dhe kjo nuk është e saktë.Ne do të qëndrojmë unik përkrah koalicionit LAA’, ka thënë Sejdiu për Periskopin.












