Plaku pret mbi 40 minuta për kontrollë në QKMF, pasi mjeku po pinte kafe (Video)

Një plaku i cili gjendej në karrocë i është dashur që të presë mbi 40 minuta për një kontrollë në Qendrën Familjare në lagjen Dardania në Gjilan. Sipas një lexuesi të Indeksonline, pacientit në fjalë i është dashur të presë korridoreve të kësaj Qendre pasi mjeku kujdestar po shijonte kafen jashtë objektit. Sipas po të […]
Një plaku i cili gjendej në karrocë i është dashur që të presë mbi 40 minuta për një kontrollë në Qendrën Familjare në lagjen Dardania në Gjilan.
Sipas një lexuesi të Indeksonline, pacientit në fjalë i është dashur të presë korridoreve të kësaj Qendre pasi mjeku kujdestar po shijonte kafen jashtë objektit.
Sipas po të njëjtit lexues shumë pacientë përpos plakut kanë mbetur pa u kontrolluar për arsye të mungesës së mjekut në fjalë.
Kjo nuk është hera e parë që në Qendrat Klinike në Kosovë ka papërgjegjësi të shërbimit kujdestar.













