Pesë persona humbën jetën teksa po ngjiteshin në bjeshkët e Austrisë

Pesë persona kanë humbur jetën dhe një tjetër është lënduar rëndë në një aksident në bjeshkët e shtetit austriak, Salzburg. Në aksident është përfshirë një grup alpinistësh të ashtuquajtur “Mannlkarscharte”, në bjeshkët në jugperëndim të Salzburgut. Kryqi i Kuq ka thënë se, sipas informatave të para që ka marrë, një grup alpinistësh janë rrëzuar teksa […]
Në aksident është përfshirë një grup alpinistësh të ashtuquajtur “Mannlkarscharte”, në bjeshkët në jugperëndim të Salzburgut.
Kryqi i Kuq ka thënë se, sipas informatave të para që ka marrë, një grup alpinistësh janë rrëzuar teksa po ngjiteshin në bjeshkë të lidhur në një konop. Raportohet se pesë helikopterë janë dërguar në vend të ngjarjes, raporton agjencia e lajmeve e Austrisë.
Shtetësia e viktimave ende nuk dihet, ka thënë Kryqi i Kuq.












