Përplasje mes Adem Mikullovcit dhe Enver Hoxhajt për seancën

Në takimin konsultativ mes partive politike në vend për të arritur një marrëveshje për seancën konstituive, kanë ndodhur disa replika të ashpra mes Adem Mikullovcit dhe Enver Hoxhajt. Hoxhaj ka akuzuar Mikullovcin se ka marrë vendim të njëanshëm duke caktuar seancën konstituive për të enjtën, derisa Mikullovci ka mohuar një gjë të tillë. “Ju keni […]
Në takimin konsultativ mes partive politike në vend për të arritur një marrëveshje për seancën konstituive, kanë ndodhur disa replika të ashpra mes Adem Mikullovcit dhe Enver Hoxhajt.
Hoxhaj ka akuzuar Mikullovcin se ka marrë vendim të njëanshëm duke caktuar seancën konstituive për të enjtën, derisa Mikullovci ka mohuar një gjë të tillë.
“Ju keni marrë një vendim të njëanshëm andaj ne nuk mund të marrim pjesë në këtë seancë’, ka thënë Hoxhaj, shkruan Periskopi.
Mikullovci ia ka kthyer duke thënë se seancën nuk e ka caktuar ‘krye në veti’
“Po e kemi caktu seancën bashkë, atë ditë jemi marrë vesh të gjithë. Seancën krye në veti nuk e kam caktu. Veprimet e mia janë absolutisht sipas Kushtetutës “, ka thënë Mikullovci./Periskopi/












