Përkujtohet Elvis Presly në 40 vjetorin e tij (Video)

Përkujtohet Elvis Presly në 40 vjetorin e tij (Video)

Ish-bashkëshortja e Elvis Presley dhe vajza e tyre iu bashkuan mijëra fansave të tij në rezidencën “Graceland” në Memphis të shtetit Tennessee gjatë mesnatës së të martës, për të shënuar 40-vjetorin e ndarjes së tij nga jeta me qirinj nëpër duar. Priscilla Presley, sot 72 vjeç, është parë teksa përshëndeste fansat përpara se të niste […]

Ish-bashkëshortja e Elvis Presley dhe vajza e tyre iu bashkuan mijëra fansave të tij në rezidencën “Graceland” në Memphis të shtetit Tennessee gjatë mesnatës së të martës, për të shënuar 40-vjetorin e ndarjes së tij nga jeta me qirinj nëpër duar.

Priscilla Presley, sot 72 vjeç, është parë teksa përshëndeste fansat përpara se të niste ceremonia e së martës, në momentin kur ata mbërritën në ish-pronën e këngëtarit. Ndërsa Lisa Marie Presley, 49 vjeç, ndezi qirinjtë për të pranishmit, që sipas organizatorëve, i kaluan 50 mijë fansa për të përkujtuar mbretin e “Rock ‘n’ Roll”-it. Ceremonia vijoi deri në orët e para të mëngjesit të së mërkurës.

Kjo ceremoni zhvillohet çdo vit në ditën e përvjetorit të vdekjes së Presleyt. Por këtë vit pati edhe disa shqetësime, pasi vizitorët duhej të paguanin 28.75 dollarë për të marrë pjesë në ceremoni, hera e parë që paguhet për një ngjarje të tillë, pasi zakonisht pjesëmarrja ka qenë falas.

“Në mënyrë që të siguronim qetësinë, sigurinë dhe kënaqësinë e kujtdo të pranishmi, ne bashkëpunuam me autoritetet lokale të sigurisë, ato shtetërore dhe federale, për të implementuar procedura të reja që janë para të zbatohen anembanë Shteteve të Bashkuara”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga organizatorët.

Disa fansa e kundërshtuan vendimin për të paguar për hyrjen në një ceremoni të tillë, duke thënë se kjo mund të ishte një ofezë për ta. Por fakti që numri i të pranishmëve ishte kaq i lartë nënkupton se shumë të tjerë nuk e vranë mendjen për shumën e paguar. /GazetaExpress/.

https://www.youtube.com/watch?v=zogy3kp52d0

Të ngjashme
Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya