Për Pacollin, mbështetja për PAN-in është një opsion për dalje nga kriza

Për Pacollin, mbështetja për PAN-in është një opsion për dalje nga kriza

Lideri i AKR-së Behgjet Pacolli, vazhdon të insistojë në krijimin e një qeverie gjithëpërfshirëse, të paktën për një vit në mënyrë që Kosova t’i kryej disa obligime të mëdha. Pacolli ka mohuar zërat se ai është takuar me përfaqësuesit e koalicionit PAN dhe se kanë diskutuar për ndarje postesh. Sipas Pacollit, nuk duhet gënjyer qytetarët […]

Pacolli ka mohuar zërat se ai është takuar me përfaqësuesit e koalicionit PAN dhe se kanë diskutuar për ndarje postesh.

Sipas Pacollit, nuk duhet gënjyer qytetarët e Kosovës dhe nuk duhet ndërprerë të drejtën e tyre për të lëvizur lirshëm në zonën Schengen.

“Zgjidhja është që liderët të ulen në mes tyre të krijojnë një qeveri gjithëpërfshirëse, bile për një vit që të zgjidhen problemet e Kosovës. Mos t’i gënjejmë qytetarët, mos t’ua ndërpremë të drejtën legjitime qytetarëve të Kosovës për jetë dhe lëvizje të lirë, mos ta ndalim shtet-ndërtimin e Kosovës, nuk ka të drejtë”, tha Pacolli.

Kryetari i AKR-së si zgjidhje për daljen nga kriza i sheh dy opsione, ku njëri nga ta është edhe mbështetja për PAN-in.

“Unë jam përgjegjës ndaj këtij vendi dhe unë kam dy solucione, ose të ketë zgjidhje në koalicionin ku unë gjendem sa më shpejt. Solucioni tjetër është që unë të tërhiqem tërësisht nga politika ose në fund të fundit t’i jepet krahu PAN-it që të formojë Qeverinë. Këto janë zgjidhjet e mija”, tha Pacolli.

I pari i AKR-së, Behgjet Pacolli, mohon të jetë takuar me krerët e PAN-it dhe të kenë diskutuar për ndarje postesh.
“Takimet për të biseduar për një riradhitje të AKR-së nuk ka ndodhur, as nuk ka ndodhur nga ana e PAN-it ose Vetëvendosjes që ta përjashtojnë krejtësisht AKR-së as nuk ka ndodhur nga ana e anës tjetër që të ulemi dhe të bisedojmë për marrëveshje. Flitet për ndarje të posteve, ju garantoj fuqishëm, ju garantoj se asnjëherë nuk ka pasur asnjë takim me askënd nga PAN”, theksoi ai.

Po ashtu, ai ka thënë se edhe bashkëpunimi me Vetëvendosjen është bërë i pamundur pasi ajo i ka lënë mundësinë e vetme shkrirjen në Vetëvendosje.

Ndërsa, sipas tij, edhe po të tërhiqet koalicioni PAN ai thotë se as koalicioni LAA nuk do të mund të arrinte bashkëpunim me Vetëvendosjen.

“Po të kishte ndodh sot që dikush prej PAN-it të thotë se tërhiqemi shkojmë në opozitë hajde formojeni qeverinë, si me e formua, me çka me e formua qeverinë, kënd do ta votonim kurse nuk ekziston asnjë marrëdhënie mes LDK-së dhe Vetëvendosje. Sot ju garantoj shkon Kadri Veseli, ose ta dekreton presidenti dikë nga LDK apo Vetëvendosje keni mandatin formojeni qeverinë, kurrë nuk do ta formojnë, prapë do të shkojmë në bllokadë institucionale, kjo është realiteti”, tha ai.

Sa i përket polemikave të bëra gjatë seancës në mes kreut të PDK-së Kadri Veseli dhe kandidatit për kryeministër nga Vetëvendosja Albin Kurti, Pacolli thotë t’i jetë dukur vetja si në mesin e fëmijëve të paedukuar.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?