Peci votohet për kryetar të Supremes (Video)

Dy herë brenda pesë muajsh, emri i Enver Pecit është votuar për të drejtaur Gjykatën Supreme, njofton Klan Kosova. Por, për dallim prej marsit të këtij viti, në mesin e anëtarëve të këshillit gjyqësor të Kosovës, të mërkurën nuk pati abstenime. Votimi i parë u pezullua nga Gjykata Kushtetuese pas ankesës së kandidates tjetër, Valdete […]
Dy herë brenda pesë muajsh, emri i Enver Pecit është votuar për të drejtaur Gjykatën Supreme, njofton Klan Kosova.
Por, për dallim prej marsit të këtij viti, në mesin e anëtarëve të këshillit gjyqësor të Kosovës, të mërkurën nuk pati abstenime.
Votimi i parë u pezullua nga Gjykata Kushtetuese pas ankesës së kandidates tjetër, Valdete Daka.
11 antarët e KGJK-së, votuan edhe për të parin e Gjykatës së Apelit.
Edhe për këtë post u votua për herë të dytë, pasi ngjashëm ankesë kishte bërë edhe Tonka Berishaj, ndërsa fitues doli përsëri Hasan Shala.
https://www.youtube.com/watch?v=ngAZhd010mwKronikë nga Halil Berisha












