PDK reagon ndaj deklaratës së mësuesve të Prishtinës që thanë se nuk janë punësuar në baza partiake

PDK reagon ndaj deklaratës së mësuesve të Prishtinës që thanë se nuk janë punësuar në baza partiake

Dega e PDK-së në Prishtinë përmes një komunikate për media ka reaguar pasi mësueset e shkollës fillore “Dardania” në Prishtinë dolën me një deklaratë duke thënë se nuk janë të punësuara në baza partiake. PDK duke  u munduar që të hedhë poshtë këtë reagim të tyre, thonë se e rikonfirmojnë atë që e kanë thënë […]

PDK duke  u munduar që të hedhë poshtë këtë reagim të tyre, thonë se e rikonfirmojnë atë që e kanë thënë për punësimet në Komunën e Prishtinës.

‘’Për hir të transparencës, Dega e PDK-së në Prishtinë, rikonfirmon se qëndron pas të gjitha atyre që i kanë thënë për punësimet partiake të Vetëvendosjes në shkollat e Prishtinës dhe se po ashtu qëndrojnë pas atyre që kanë thënë për punësimet nga komunat e tjera në Shkollën Fillore “Dardania” në Prishtinë. ‘’, thuhet nga PDK-ja.

 

Ja komuniata e plotë:

 

“Ky i ashtuquajtur “reagim” vërehej qartë se ishte përgatitur nga ata që s’po dinë më as sesi të sillen politikisht, sepse kanë menduar se allishverishet e tyre politike nuk do i marrin vesh asnjëherë qytetarët e Prishtinës dhe kurrsesi nga punonjësit arsimorë të Shkollës Fillore “Dardania”. Si “reagim”, ai nuk përmbante as logo zyrtare dhe ishte pa emër e mbiemër, si dhe pa nënshkrime të atyre në emër të të cilëve flitej, prandaj si i tillë nuk ishte asgjë më shumë se një përpjekje e lodhur e propaganduesve të Vetëvendosjes për t’i mjegulluar dëshmitë e skandaleve të qeverisjes së Shpend Ahmetit në Prishtinë”, thuhet në komunikatë.

Për hir të transparencës, Dega e PDK-së në Prishtinë, rikonfirmon se qëndron pas të gjitha atyre që i kanë thënë për punësimet partiake të Vetëvendosjes në shkollat e Prishtinës dhe se po ashtu qëndrojnë pas atyre që kanë thënë për punësimet nga komunat e tjera në Shkollën Fillore “Dardania” në Prishtinë.

“Ne rikonfirmojmë se lista jonë është e saktë dhe të apostrofuarit punojnë në këtë shkollë. Për të gjitha këto i ftojmë përfaqësuesit e partisë Vetëvendosje të ballafaqohemi edhe në debate publike, mirëpo të strukur në atë selinë e tyre që e kanë shndërruar në “depo ushtarake”, duke mos pasur asnjë kundër-argument, nuk ju ka mbetur tjetër pos të plasojnë komunikata të tilla fantome si përpjekje për ta deformuar të vërtetën që tashmë e kanë të qartë tërë qytetarët e Prishtinës”, thuhet në komunikatën e Degës së PDK-së në Prishtinë.

Për më tepër, Dega e PDK-së në kryeqytet konsideron se kjo nuk ishte asgjë më shumë se një përpjekje e modifikuar e tyre për të prodhuar lajme të rrejshme, të cilat Vetëvendosje i ka specialitet.

Dega e PDK-së në Prishtinë, në bashkëpunim me qytetarët e Prishtinës, mbetet e angazhuar dhe e përkushtuar në denoncimin publik të të gjitha veprimeve të kundërligjshme dhe aferave klienteliste e korruptive në Komunën e Prishtinës.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?