PDK-Kusari-Lilës: Mos u përziej në punët e komunës

PDK-Kusari-Lilës: Mos u përziej në punët e komunës

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Has të Gjakovës, ka reaguar ndaj Mimoza Kusari-Lilës, pasi vizitat që po bëhen këto ditë në Gjakovë, sipas tyre, pasqyrojnë mjaft mirë tendencën për ndikim të vazhdueshëm dhe monitorim pa të drejtë në punët e komunës, gjegjësisht punët e huaja, pasi që funksioni aktual i saj është deputete […]

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Has të Gjakovës, ka reaguar ndaj Mimoza Kusari-Lilës, pasi vizitat që po bëhen këto ditë në Gjakovë, sipas tyre, pasqyrojnë mjaft mirë tendencën për ndikim të vazhdueshëm dhe monitorim pa të drejtë në punët e komunës, gjegjësisht punët e huaja, pasi që funksioni aktual i saj është deputete në Parlamentin e Republikës së Kosovës.

Sipas PDK-së, vizita e saj në njërën nga Qendrat e Mjekësisë Familjare dhe fillimit të punimeve për ndërtimin e Qendrës së re kryesore të Mjekësisë Familjare, i ka shtyrë ata që të shprehin indinjatën e tyre të thellë, si dhe t’i përkujtojnë Kusari – Lila, se funksioni i saj si kryetare ka përfunduar me dorëheqjen e saj të radhës sikur edhe që ka vepruar në secilin funksion dhe përgjegjësi që ka pasur deri më tani.

“Me gjasë për këtë të fundit është penduar pas rezultatit të zgjedhjeve ku si koalicion, dolën të tretët, padyshim goditje e rëndë! Pjesëmarrja e saj në këto vizita dhe përurime përkrahë nënkryetarit parashut dhe njëherit vegël e saj është e panevojshme dhe e paarsyeshme. Pra, tani kur edhe ka kaluar një kohë nga prishja e njëanshme e koalicionit në nivel lokal, kuptohen shumë lehtë arsyet e vërteta të prishjes së koalicionit dhe emërimit të individëve që i sigurojnë monitorim, kontrollë dhe ndikim në punët e komunës dhe së fundmi siç edhe shihet po të njëjtit i paskan organizuar parafushatën për zgjedhjet lokale të 22 tetorit. Deklarimet e saja, se e do Gjakovën dhe se po interesohet për të, nuk do të pinë më ujë! Kujtojmë mjaftë mirë, funksionet dhe përgjegjësitë që ka pasur më herët ku për qytetarët e Gjakovës nuk u interesua, por vëmendja e saj për Gjakovën u ngjallë vetëm ku garën për të par in e Gjakovës, donte ta fitonte me çdo kusht vetëm e vetëm për të plotësuar egot dhe inatet e saja. Znj. Kusari – Lila, jo se ju nuk e dini por ne duam të sqarojmë opinionin, se komuna është Institucion që aktivitetin e zhvillon në kuadër të agjendës së saj për fusha të caktuara, përfshirë këtu vizitat dhe përurimet, e jo për përfitime politike të çastit, të individëve apo grupeve të caktuara. Tendenca juaj për të qenë aktuale në këtë formë është për të ardhur keq. As kjo parafushatë nuk do të ju ndihmojë më sepse dorëheqja dhe ikja e juaj nga përgjegjësitë janë kthyer në rutinë për ju. “Çdo gjë që ndodhë njëherë, mund të mos përsëritet më. Por, çdo gjë që ndodhë dy herë, me siguri do të ndodhë edhe të tretën…!”, thuhet në reagimin e degës së PDK-së./KosovaPress/

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?