PDK-ja nis ta shajë Bujën pak ditë pasi ia ktheu shpinën partisë

Ish-kryetari i Komunës së Lipjanit, që ishte edhe kryetar i degës së PDK-së në këtë komunë, Shukri Buja, pas dorëheqjes nga PDK-ja, pritet që sot t’i bashkohet Nismës për Kosovën. Tërheqja e Bujës nga PDK-ja vjen pas rënies së thellë të PDK-së në zgjedhjet e 11 qershorit, ku nga partia e parë në vend, PDK […]

Tërheqja e Bujës nga PDK-ja vjen pas rënies së thellë të PDK-së në zgjedhjet e 11 qershorit, ku nga partia e parë në vend, PDK tani radhitet si fuqia e tretë elektorale.

Ndërkohë, kalimin e Bujës nga PDK-ja në Nismë, partia e Kadri Veselit po mundohet ta arsyetojë me disa akuza që dëgjohen vetëm tash kur Buja ia ktheu shpinën partisë.

Portalit lajmi.net, dikush brenda PDK-së i ka thënë se Buja është larguar nga PDK-ja sepse kryetari Veseli nuk i ka dhënë besimin për të kandiduar për kryetar të Lipjanit, pasi që Buja ngarkohet me aktakuza nga Prokuroria.

“Buja bënë pjesë në listën e zyrtarëve të PDK-së që partia ka vendosur t’i largoj nga radhët e saj për shkak të veprave korruptive dhe aferave të shumta për të cilat akuzohen nga organet e rendit”, ka thënë një zyrtar i PDK-së në kushte anonimiteti për portalin.

Sipas po këtij zyrtari “Buja ishte pasuruar së tepërmi gjatë kohës sa ishte në pushtet”.

Megjithatë, në PDK vazhdojnë të mbeten zyrtarë që kanë probleme serioze me ligjin dhe që janë pasuruar me intensitet më të shpejtë se Buja.

Ndërkohë, Buja pritet që sot në orën 14:00 ta bëj publik aderimin e tij në Nismë në një konferencë për media. /Periskopi/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?