PDK-ja në krizën më të thellë që prej themelimit, këto janë planet e saj nëse dështon me numrat

PDK-ja në krizën më të thellë që prej themelimit, këto janë planet e saj nëse dështon me numrat

Partia Demokratike e Kosovës, tash e treta në vend për nga fuqia elektorale pas zgjedhjeve të 11 qershorit, është duke kaluar kohën më të vështirë prej themelimit të saj. Partia që u drejtua nga Hashim Thaçi për vite të tëra, duket se ka marrë tatëpjetën me ardhjen e Kadri Veselit në krye të saj. Jo […]

Partia Demokratike e Kosovës, tash e treta në vend për nga fuqia elektorale pas zgjedhjeve të 11 qershorit, është duke kaluar kohën më të vështirë prej themelimit të saj.

Partia që u drejtua nga Hashim Thaçi për vite të tëra, duket se ka marrë tatëpjetën me ardhjen e Kadri Veselit në krye të saj.

Jo vetëm në nivelin qendror, edhe nëpër komuna, e sidomos në bastionet e saj, Skenderaj e Drenas, PDK po kalon një periudhë të vështirë për shkak të mospajtimeve e rivaliteteve të ashpra mes zyrtarëve të partisë.

Nëse rikandidon për kryetar të Skenderajt Sami Lushtaku, garës ka paralajmëruar t’i hyjë edhe Bekim Jashari. Tërheqja e Lushtakut duket se është e pamundur dhe për këtë ai ka mbështetjen edhe të partisë. Në Drenas priten përçarje për shkak të kundërshtimit të Ramiz Lladrovcit nga anëtarët e partisë, prandaj pritet që nga PDK-ja të dalin disa kandidatë të pavarur për kryetar komune.

Në anën tjetër bashkëpunimi i PDK-së me AAK-në dhe Nismën, duket se nuk po shkon aq mirë, dhe siç raportoi edhe më herët Periskopi, PDK-ja më nuk është e sigurt nëse e do Haradinajn në krye të Qeverisë.

Përpos kësaj, koalicioni i brishtë nuk po i siguron dot as numrat për të krijuar Qeverinë e re dhe për të zgjedhur Kadri Veselin kryekuvendar.

Periskopi kupton se si pasojë e mungesës së numrave, PAN-i është duke pritur që të përfundojë ultimatumi dhjetëditor i Behgjet Pacollit ndaj VV-së e LDK-së, në mënyrë që të shqyrtohet mundësia për bashkëpunim me AKR-në.

Përndryshe, ky burim thotë se, nëse dështon bashkëpunimi me AKR-në, PAN-i nuk do të provojë më që të bindë individualisht deputetët, por do të provojë që ta çoj vendin në zgjedhje të reja.

Problem tjetër për PAN-in sipas po këtij burimit është kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj, i cili konsiderohet i papranueshëm për ndërkombëtarët.  /Periskopi/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?