PDK e ndërron edhe kandidatin për Gjakovë, ky është kandidati i ri

PDK e ndërron edhe kandidatin për Gjakovë, ky është kandidati i ri

Partia Demokratike e Kosovës e ka ndërruar edhe një kandidat për kryetar komune. Partia e Veselit ka hequr dorë nga kandidatura e Hajdar Beqës, për të garuar me Ramandan Hotin. Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Express vetë Beqa. Deputeti më i ri në këtë legjislaturë thotë se ka vendosur që ta mbajë pozitën e  […]

Partia Demokratike e Kosovës e ka ndërruar edhe një kandidat për kryetar komune. Partia e Veselit ka hequr dorë nga kandidatura e Hajdar Beqës, për të garuar me Ramandan Hotin.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Express vetë Beqa. Deputeti më i ri në këtë legjislaturë thotë se ka vendosur që ta mbajë pozitën e  deputetit, duke mos kandiduar për kryetar komune. Madje thotë se ka qenë nismëtar që Hotin ta propozojë për kryetar të Gjakovës nga radhët e PDK’së.

“PDK, dega në Gjakovë, kandidat zyrtar për kryetar të komunës së Gjakovës e ka nënkryetarin, Ramadan Hoti, i cili fuqishëm do të dalë në këtë zgjedhje. Vendimi i tij ka qenë i mirëpritur, fillimisht nga unë që e kam propozua zotin Hoti. Ai ka vlerat dhe të gjitha vetit për ta udhëhequr komunën”, deklaroi Beqa.

Ai theksoi se do të vazhdojë ta mbajë pozitën e deputetit të zgjedhur në legjislaturën e gjashtë.

“Unë në zgjedhjet e 11 qershorit i kam fituar votat si deputet i Kuvendit të Kosovës, dhe nuk dua që t’i zhgënjejë votuesit e mi.  Më është dukur e pandershme që pasi kam marrë vota si deputet, të shkoj e të garojë për kryetarë komune”, deklaroi Beqa.

Kujtojmë se PDK-ja në Gjakovë deri në qershor të këtij viti ka qenë pjesë e qeverisjes së Mimoza Kusari-Lilës, por kjo e fundit, pak para dorëheqjes nga komuna, për të garuar për deputete, shkëputi njëanshëm bashkëpunimin me PDK-në.

 

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?