Pas tragjedisë së Velipojës – Gjobiten 50 hotele e restorante, kishin depozita gazi pa projekte të miratuar

Pas tragjedisë së Velipojës – Gjobiten 50 hotele e restorante, kishin depozita gazi pa projekte të miratuar

Të paktën 50 subjekte që ushtojnë aktivitet me objekt hotelerinë apo restorante janë gjobitur nga Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial gjatë kontrolleve rutinë të ushtruara në muajin korrik. Të dhënat e publikuara nga ky Inspektorat tregojnë se gjobat e vendosura variojnë nga 500 mijë në 1 milionë lekë. Arsyeja e vendosjes së këtyre gjobave lidhet […]

Të paktën 50 subjekte që ushtojnë aktivitet me objekt hotelerinë apo restorante janë gjobitur nga Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial gjatë kontrolleve rutinë të ushtruara në muajin korrik.

Të dhënat e publikuara nga ky Inspektorat tregojnë se gjobat e vendosura variojnë nga 500 mijë në 1 milionë lekë. Arsyeja e vendosjes së këtyre gjobave lidhet në një pjesë të vogël me mungesë dokumentacioni ndërkohe që shumica ka të bëjë me mosmiratim të projektit teknologjik të rezervuarit të gazit të lëngshëm.

Pothuajse shumica e subjekteve kanë zgjedhur si variant përdorimin e gazit sidomos në kuzhina, çka u rezulton me një kosto më të ulët sesa përdorimi i energjisë elektrike por për të instaluar këtë sistem duhet të merret miratim paraprak.

Bizneset e kaluara në kontroll i përkasin gjithë vijës bregdetare nga Konispoli, Borshi, Himara, Dhërmiu Golemi ndërkohe që përjashtim nuk bëjnë as restorante dhe hotele në Llogara ku numërohen të paktën shtatë subjekte të gjobitura.

Totali i gjobave të vendosura kap vlerën 10.7 milionë lekë dhe është numri më i lartë I gjobave I vendosur përgjatë gjithë muajve të këtij viti. Kjo vjen në kushtet kur maji dhe qershori kishin një numër modest prej 4 dhe 11 gjoba por që ishin të vendosura kryesisht në pika karburantesh.

Kontrolli përgjatë gjithë bregdetit në korrik duket se ka qenë pjesë e masave të Inspektoratit edhe në kuadër të sezonit turistik veror duke kërkuar rritjen e sigurisë dhe zbatimin korrekt të instalimeve të sistemeve të gazit.

Në 28 korrik në Velipojë ndodhi edhe incidenti më i fundit kur në një subjekt që ushtronte aktivitet bar-restorant pati një shpërthim të një rezervuari GNL të instaluar jashtë kushteve teknike.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?