Pas kushtit të PDK-së, Rexhep Selimi tregon se a do ta votojnë Kadri Veselin

Lëvizja Vetëvendosje nuk pranon kurrfarë ultimatume e aq me pak nëse ato vijnë nga Partia Demokratike e Kosovës, ka thënë deputeti i këtij subjekti Rexhep Selimi. Selimi duke e komentuar deklaratën e nënkryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj se VV dhe LAA kanë kohë deri nesër në ora 10:00, të pranojnë ofertën e Veselit ka thënë […]
Selimi duke e komentuar deklaratën e nënkryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj se VV dhe LAA kanë kohë deri nesër në ora 10:00, të pranojnë ofertën e Veselit ka thënë se Hoxhaj e ka zgjedhur gjuhen e gabuar për të komunikuar me Vetëvendosjen.
“Ne nuk i përfillim ultimatumet e tilla. Enveri paska zgjedhur gjuhen e gabuar për të komunikuar me ne. Arrogancës se tyre i përgjigjemi me vendosmërinë tone për të ecur përpara me formimin e institucioneve në Kosovë”, ka thënë Selimi për ‘Indeksonline’.
Tutje, Selimi ka thënë se qëndrimi i tyre është bërë publik sa i përket kandidaturës se Kadri Veselit për kryeparlamentar duke hedhur poshtë çdo mundësi për ta votuar.
I pyetur, nëse VV do të votonte Veselin për të zhbllokuar formimin e institucioneve, zyrtari i lartë i partisë se Visar Ymerit thënë se nuk zhbllokohet situata duke i mbështetur bllokuesit.
Nesër pritet të mbahet një mbledhje konsultative e drejtuar nga Adem Mikullovci mes shefave të Grupeve Parlamentare, ndërsa të enjten pritet vazhdimi i seancës të nisur javën e kaluar.












