Partitë ende s’kanë caktuar nënkryetarët e Kuvendit, përpos LAA-së

Partitë ende s’kanë caktuar nënkryetarët e Kuvendit, përpos LAA-së

Ndonëse ishte planifikuar të mbahej vazhdimi i seancës së kaluar konstituive, ajo edhe sot dështoi, për shkak të mungesës së kuorumit. Në këtë seancë ishte planifikuar të zgjidhej kryetari i kuvendit dhe nënkryetarët. Por, përderisa po pritet që nënkryetarët të zgjidhen, disa prej partive politike në vend kanë konfirmuar për Indeksonline se ende nuk kanë […]

Ndonëse ishte planifikuar të mbahej vazhdimi i seancës së kaluar konstituive, ajo edhe sot dështoi, për shkak të mungesës së kuorumit.

Në këtë seancë ishte planifikuar të zgjidhej kryetari i kuvendit dhe nënkryetarët.

Por, përderisa po pritet që nënkryetarët të zgjidhen, disa prej partive politike në vend kanë konfirmuar për Indeksonline se ende nuk kanë propozuar ndonjë emër, i cili do mund të ishte nënkryetar i kuvendit.

Nga koalicioni PAN, deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, tha se brenda PAN-it ende nuk janë marrë me këtë çështje.

Sipas tij, PAN nuk është përcaktuar se kë të kandidojë për nënkryetar të kuvendit.

“Ende nuk jemi përcaktuar për kandidat për nënkryetar të kuvendit, për këtë do të informoheni me kohë”, tha Lekaj.

Ndërkaq, Lëvizja Vetëvendosje çështjen e nënkryetarëve e konsideron çështje aspak urgjente.

Sipas zyrtarit të VV-së, Shkodran Hoti, kjo gjë pritet të diskutohet ditëve në vazhdim, pasi nuk është urgjente.

“Ende nuk është diskutuar çështja e nënkryetarit të kuvendit. Ditëve në vijim do të diskutojmë për këtë çështje, pasi nuk është diçka shumë urgjente. Deri më tani nuk ka pasur as propozim as diskutim për këtë çështje”, tha Hoti.

Partia e vetme që deri më tani e ka zyrtarizuar emrin e kandidatit për nënkryetar të kuvendit është koalicioni LAA.

Nga ky koalicion është vendosur që nënkryetar të jetë ish ministri i Kulturës, Kujtim Shala.

Ditëve në vazhdimësi pritet që edhe partitë tjera të vendosin për kandidatët e tyre për nënkryetar të kuvendit.

Seanca e radhës do të mbahet të hënën. Nëse në kuvend do të jenë të pranishëm të gjithë deputetët, atëherë ekziston mundësia që të zgjidhet kryetari I kuvendit dhe nënkryetarët.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?