Parim Olluri: Jam mirë me shëndet, nuk ndalemi në publikimin e aferave kriminale të pushtetarëve

Drejtori i Gazetës Online Insajderi, Parim Olluri ka falënderuar të gjithë për mbështetjen e marrë nga shumë njerëz, pas sulmit fizik që e përjetoi mbrëmë nga persona ende të panjohur. Olluri, në Facebook ka sqaruar se është mirë me shëndet, e po ashtu edhe e fejuara e tij, e cila ishte shqetësuar nga sulmi, shkruan […]
Drejtori i Gazetës Online Insajderi, Parim Olluri ka falënderuar të gjithë për mbështetjen e marrë nga shumë njerëz, pas sulmit fizik që e përjetoi mbrëmë nga persona ende të panjohur.
Olluri, në Facebook ka sqaruar se është mirë me shëndet, e po ashtu edhe e fejuara e tij, e cila ishte shqetësuar nga sulmi, shkruan Periskopi.
Ky është komenti i plotë i Ollurit:
Pershendetje te gjitheve,
Ju falemnderit per mbeshtetjen e juaj. Kjo deshmon se shume ne numer jemi lirise se shprehjes dhe publikimit te aferave kriminale te pushteterave e biznesmeneve te fuqishem.
Une jam mire me shendet. Nuk kam lendime te renda. Genta e ka marre veten nga tronditja prej sulmit te mbremshem.
Sulmuesit nuk i njoh, por Policia eshte duke u marre me rastin. Shpresoj qe do ti zbulojne edhe urdherdhenesit e tyre. Neve, gazetareve keto sulme pas shpines na bejne edhe me te forte. Na tregojne sa njerez te lige jane ata per te cilet raportojme. Nese kane menduar se Insajderi do te ndalet se publikuari aferat mafioze te tyre, jane gabuar rende. Ata duhet te kene frike nga ne gazetaret, e jo ne te frikesohemi nga te korruptuarit.
Une dhe koleget e mi ne Insajderi do te vazhdojme te jemi ashper ne luftimin e se keqes, seksereve, komandanteve te korruptuar te UÇK-se dhe te gjithe hajnave tjere, te formave te ndryshme.












