Paralajmërohen banorët e Guamit për sulm nga Koreja Veriore

Paralajmërohen banorët e Guamit për sulm nga Koreja Veriore

Tensionet ndërmjet Koresë Veriore dhe SHBA-të janë duke u rritur, dhe banorët e ishullit Guam në Oqeanin Paqësor janë paralajmëruar për sulmin e mundshëm nga regjimi i Kim Jong-un. Siç raporton Sky News, Zyra për mbrojtje të civilëve në Guam ka shpërndarë një broshurë me të cilën paralajmëron banorët se si të veprojnë në rast […]

Siç raporton Sky News, Zyra për mbrojtje të civilëve në Guam ka shpërndarë një broshurë me të cilën paralajmëron banorët se si të veprojnë në rast se Koreja Veriore do të lansojë raketat në drejtim të këtij ishulli, ku janë të vendosura dy baza ushtarake, një ajrore dhe një e marinës.

Në këtë broshurë u rekomandohet banorëve që në rast sulmi të mos shikojnë në shpërthime dhe të kërkojnë strehim në struktura të forta, mundësisht nën tokë.

Në paralajmërimin drejtuar banorëve të këtij ishulli jepen edhe udhëzime për shmangie nga radiacioni.

“Nëse është e mundur, bëni tush me shumë ujë dhe sapun, në mënyrë që të largoni kontaminimin radioaktiv”, thuhet në broshurë.

Kërcënimi i Koresë Veriore me sulm mbi Guamin, territor amerikan në Paqësor, i njohur për nga plazhet e bardha, vjen pasi që presidenti amerikan Donald Trump kërcënoi Pjong-jangun me “zjarr dhe hidhërim të atillë që bota ende nuk e ka parë”.

Pjong-jangu pohon se kreu ushtarak i Koresë Veriore këtyre ditëve ka përfunduar planet për të sulmuar me katër raketa të drangut të mesëm Hvasong-14, të cilat pritet të bien në deti në largësi prej 40 kilometrash nga Guam. Në Guam jetojnë rreth 160.000 banorë, të cilët janë të shqetësuar me kërcënimet e fundit të kreut të Koresë Veriore.

“Ne nuk e dimë nëse Koreja Veriore kësaj radhe do të përmbushë kërcëimet e veta. Duke ditur se në Guam ndodhet një sasi e madhe e armatimit amerikan, e gjithë ajo që mundemi të bëjmë është të lutemi dhe të besojmë se gjithçka do të jetë në rregull”, ka thënë një banore e ishullit për mediat amerikane.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?