Papa: Është monstruoze që klerikët t’i abuzojnë seksualisht fëmijët

Papa: Është monstruoze që klerikët t’i abuzojnë seksualisht fëmijët

Papa Françesku i ka quajtur abuzimet seksuale të fëmijëve nga ana e klerikëve katolikë “monstruoze” në parathënien e librit të një zvicerani të publikuar të mërkurën, duke u obliguar për veprim kundër kryerësve dhe peshkopëve. Libri me titull “ At, të fali: i keqpërdorur, por jo edhe i thyer”, ka shkruar autori zviceran Daniel Pittet, […]

Papa Françesku i ka quajtur abuzimet seksuale të fëmijëve nga ana e klerikëve katolikë “monstruoze” në parathënien e librit të një zvicerani të publikuar të mërkurën, duke u obliguar për veprim kundër kryerësve dhe peshkopëve.

Libri me titull “ At, të fali: i keqpërdorur, por jo edhe i thyer”, ka shkruar autori zviceran Daniel Pittet, 58 vjeçar të cilin kleriku e ka përdhunuar për herë të parë kur i kishte vetëm tetë vjet.

Papa Françesko, i cili shpesh ka përsëritur premtimin për zero tolerancë ndaj abuzimeve, e të cilin e kanë kritikuar viktimat të cilët konsiderojnë se Vatikani duhet të bëjë shumë më tepër për këtë çështje, në parathëniet të librit e ka quajtur abuzimin seksual “monstruozitet absolut, mëkat të tmerrshëm i cili është në kontradiktë me gjithë çfarë mëson Kisha”, përcjell Gazeta Metro.

Parathënia është publikuar të mërkurën në gazetën gjermane Bild.

Françesku në të shkruan se fatet e fëmijëve të abuzuar qëndrojnë në shpirtin e tij, sidomos të atyre të cilët ia kanë marrë vetes jetën.

“Do të kundërshtojmë me masat më të forta ndaj këtyre klerikëve të cilët e kanë tradhtuar misionin e vet. Kjo i referohet edhe ndaj peshkopëve dhe kardinalëve të cilët i kanë mbrojtur ata, e që gjatë historisë shpesh ka ndodhur”, ka theksuar Papa.

Papa Françesku në parathënie e lavdëron guximin e Pittet’it rreth zbulimit të tregimit të vet, duke theksuar se e ka goditur thellë aftësia e tij për ta falur abuzuesin e vet pas 44 viteve. Pittet, i cili kishte përjetuar katër vite përdhunime dhe abuzime dhe ekspozimit në përmbajtje pornografike, sot jeton në qytetin zviceran Fribourg, është baba i gjashtë fëmijëve dhe punon si bibliotekist.

Informatat mbi abuzimin seksual në mes të klerikëve filluan të dalin në publik në SHBA me rastet në Luizianë në vitin 1984, dhe kanë eksploduar në vitin 2002 kur gazetarët në Boston kishin zbuluar se peshkopët vazhdimisht i kishin zhvendosur abuzuesit nëpër pozita të reja në vend se t’i dëbonin nga Kisha.

Prej atëherë kishin dalë në sipërfaqe mijëra raste nëpër gjithë botën, që i kishin inkurajuar viktimat të flasin për rastet e veta. Kjo e ka tronditur autoritetin e Kishës nëpër vende si Irlanda, dhe  ka rezultuar me më shumë se dy miliardë dollarë dëmshpërblim.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?