‘’PAN-i të shkojë me një kandidat tjetër për kryeparlamentar’’

‘’PAN-i të shkojë me një kandidat tjetër për kryeparlamentar’’

  Njohësi i çështjeve politike në vend, Azem Vllasi ka komentuar krizën institucionale që është krijuar tash e sa muaj. Sipas tij, partitë politike me sjelljet e tyre po tregojnë papërgjegjshmëri shtetërore. “Partitë parlamentare me këto sjellje po tregojnë papërgjegjësi shtetërore. Në Kosovë çeshtjet e mëdha nuk mund të zgjidhen pa një lloj kompromisi mes […]

 

Njohësi i çështjeve politike në vend, Azem Vllasi ka komentuar krizën institucionale që është krijuar tash e sa muaj.

Sipas tij, partitë politike me sjelljet e tyre po tregojnë papërgjegjshmëri shtetërore.

“Partitë parlamentare me këto sjellje po tregojnë papërgjegjësi shtetërore. Në Kosovë çeshtjet e mëdha nuk mund të zgjidhen pa një lloj kompromisi mes partive apo konsensus. Mendojë që PAN-i  ka drejtë me pas kryetarin e parlamentit, por nese janë gozhdue tek i vetmi  kandidat që e ka PAN-i, Kadri Veselin ata duhet të bëjnë një hap dhe të shkojnë me një kandidat tjetër me gjasa me i fitu numrin e duhur të votave për krytetar të parlamentit”, ka thënë Vllasi në një bisedë për Indeksonline.

Sipas tij, LDK dhe VV nuk kanë shanse të bëjnë shumicën për të formuar qeverinë marrë parasysh që kanë shumë dallime me njëra-tjetren.

“Sa i përket formimit të qeverisë meqenëse në këtë bllokun tjetër LDK dhe VV nuk kanë shansa me bo shumicën dhe me formu qeverinë sepse kanë koncepte, shumë dallime në koncepte politike dhe kuptohet që VV do të pranonte vetëm ajo të ketë kryeministrin atëherë duhet me u gjetë mundësia që një numër i votave me iu bashkangjitë propozimit për formimin e qeverisë, me kandidatin e PAN-it, Ramush Haradinaj”, ka shtuar ai.

Sipas Vllasit LDK dhe VV kanë inate, porse është një mundësi tjetër se sit ë dilet prej kësaj krize.

“LDK dhe VV i kanë do inate të vetat, dhe sigurisht që nuk i japin votat për kryeministër për kandidatin e PAN-it por mund të ndihmon deputetët e AAK, Behxhet Pacollit dhe kështu të dilet prej situatës”, ka theksuar ai.

Zgjedhjet e reja, sipas Vllasit do të shkonin edhe më shumë në dëm të shtetit.

“Nëse janë tu e lujt lojen që me shku në zgjedhje të reja, ajo do ta komplikonte situaten edhe më shumë, dhe në dëm të shtetit se po bëhen gati 3 muaj nuk arrihet të zgjidhet as kryetari I Parlamentit. Pasojat I ndien shteti a përgjegjësinë e kanë partitë parlamentare.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?