PAN: Seanca e radhës do të jetë vendimtare

PAN: Seanca e radhës do të jetë vendimtare

Pas dështimit të gjashtë tentativave për të mbajtur seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, në të cilat do duhej të zgjidhej kryetari i parlamentit dhe nënkryetarët, siç duket bllokimit po i vije fundi. Koalicioni fitues i zgjedhjeve të 11 qershorit, PAN po shprehen të bindur se kësaj situate i ka ardhur fundi dhe se seanca […]

Pas dështimit të gjashtë tentativave për të mbajtur seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, në të cilat do duhej të zgjidhej kryetari i parlamentit dhe nënkryetarët, siç duket bllokimit po i vije fundi.

Koalicioni fitues i zgjedhjeve të 11 qershorit, PAN po shprehen të bindur se kësaj situate i ka ardhur fundi dhe se seanca e radhës përfundimisht do të jetë dita kur Kadri Veseli do të zgjidhet kryeparlamentar.

Kështu së paku u shpreh deputeti i AAK-së, Rasim Selmanaj.

Ai në një prononcim për Indeksonline ka thënë se në seancën e radhës e cila pritet të mbahet me 7 shtator, do të zgjidhet kryeparlamentari dhe nënkryetarët e kuvendit, ndërkaq pas kësaj do të votohet edhe qeveria e ardhshme, e udhëhequr nga lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj.

“Në seancën e radhës presim të zgjidhet kryetari i parlamentit dhe nënkryetarët e parlamentit, po ashtu me një seancë tjetër kurdo që të merremi vesh të zgjidhet qeveria e drejtuar nga zoti Haradinaj. Do të ndodhë zhbllokimi i kësaj situate në të cilën gjendemi”, tha Selmanaj.

I pyetur se a është konfirmuar përkrahja e AKR-së, kundrejt PAN-it, Selmanaj tha se tashmë është krijuar një situatë e re, ku lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli publikisht ka thënë se nuk do e lejojë bllokimin e institucioneve, por do i zhbllokojë ato.

“Kemi një situatë të re në të cilën do të ndodhë zhbllokimi i formimit të institucioneve. Unë mund të them se zoti Pacolli ka thënë publikisht që do t’i zhbllokojë institucionet”, ka thënë tutje Selmanaj.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?