“PAN po bllokon qëllimisht krijimin e institucioneve”

Seanca konstituive e ditës së enjte përfundoi pa u zgjedh kryetari i Kuvendit, pas propozimit të PAN për një kohë shtesë, si dhe pas një debati të ashpër në mes Kadri Veselit dhe Albin Kurtit. Përfundimi edhe i kësaj seance pa ndonjë rezultat ka nxitur reagime të shumta. Sipas analistëve PAN po bllokon me qëllimin […]
Seanca konstituive e ditës së enjte përfundoi pa u zgjedh kryetari i Kuvendit, pas propozimit të PAN për një kohë shtesë, si dhe pas një debati të ashpër në mes Kadri Veselit dhe Albin Kurtit.
Përfundimi edhe i kësaj seance pa ndonjë rezultat ka nxitur reagime të shumta.
Sipas analistëve PAN po bllokon me qëllimin krijimin e institucioneve.
Në një prononcim për Indeksonline, analisti Imer Mushkolaj thotë se qytetarët nuk e kanë luksin të presin deri sa ata t’i sigurojnë votat.
“PAN po e bllokon me qëllim krijimin e institucioneve. Nëse nuk i ka numrat, Kosova dhe qytetarët e saj nuk e kanë luksin të presin derisa t’i sigurojnë ata. Apetitet e sëmura për pushtet po bëjnë që PAN të humb arsyen e shëndoshë dhe të përpiqet me çdo kusht që të marrë pushtetin”, ka thënë Mushkolaj.
Sipas tij, më e pranueshme për PAN duket të jetë çuarja vendit serish në zgjedhje.
“Zgjidhje për dalje nga kriza ekzistojnë, por PAN nuk po lejon që ato të vihen në zbatim. Më e pranueshme për partitë e PAN-it duket të jetë çuarja e vendit sërish në zgjedhje”, ka shtuar ai.
Ndryshe, seanca e radhës konstituive është caktur me datën 07 shtator.












