PAN nuk e ndërron kandidatin për kryeparlamentar, pavarësisht dështimeve

Kadri Veseli është kandidat i vetëm i koalicionit PAN për kryetar të Kuvendit, pavarësisht se deri më tani nuk ka arritur t’i sigurojë votat e nevojshme të deputetëve. Drejtues të këtij koalicioni thonë se s’kanë emër tjetër për kryekuvendar, ndonëse opozita është shprehur e gatshme t’ua votojë një kandidat tjetër, shkruan sot Gazeta “Zëri” Koalicioni […]

Koalicioni PAN nuk do ta ndërrojë kandidatin për kryetar të Kuvendit, pavarësisht se Kadri Veseli nuk po përkrahet nga shumica e ligjvënësve, përkatësisht nga deputetët e lëvizjes “Vetëvendosje” dhe të koalicionit LAA.

Deputeti i “Vetëvendosjes”, Albin Kurti, njëherësh kandidat i këtij subjekti politik për kryeministër të vendit, në seancën e fundit të Kuvendit të Kosovës (të enjten e kaluar) ka ftuar koalicionin PAN që të dalë me emrin e një kandidati tjetër për kryeparlamentar, pasi që, sipas tij, Veseli nuk po arrin t’i sigurojë së paku 61 vota të deputetëve.

Por ish-nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti, i cili njëherësh është deputet i PDK-së në Kuvend, ka deklaruar se janë të vendosur që të vazhdojnë me kandidaturën e Veselit.

“Ne kemi vendosur për një kandidat për kryeparlamentar dhe nuk do ta ndërrojmë”, ka thënë Haliti, duke shtuar se tashmë kanë filluar bisedimet politike për t’i siguruar së paku 61 vota në Kuvend.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?