PAN edhe nesër mund të mos jetë në seancë

I pari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, duke i parë lëvizjet e fundit politike të AKR-së, ka thënë se gjasat janë shumë të mëdha që nesër të ketë shtyrje të seancës së Kuvendit. ”E para po më vjen keq për kohën edhe shtyrjet që kanë ndodhur deri më tani. Jemi ende në […]
I pari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, duke i parë lëvizjet e fundit politike të AKR-së, ka thënë se gjasat janë shumë të mëdha që nesër të ketë shtyrje të seancës së Kuvendit.
”E para po më vjen keq për kohën edhe shtyrjet që kanë ndodhur deri më tani. Jemi ende në përpjekje që nesër të kemi seancë. Ekziston mundësia reale që edhe nesër të ketë shtyrje”, ka deklaruar Haradinaj.
Haradinaj këto komente i bëri gjatë prezantimit të kandidatit të saj për komunën e Ferizajt, Xhavit Zariqi.












