“PAN dhe Vetëvendosje të lëshojnë pe”

Sipas Fatmir Haxhollit nga LDK është çështje e përgjegjësive të partive politike që t’i formojnë institucionet. Ai ka shtuar se ajo çka është duke ngjarë sa i përket vonesës së krijimit të institucioneve është një strategji e mbledhjes së kohës, njofton Klan Kosova. “Është një lojë, nuk është bllokadë”, ka thënë Haxholli në Info Magazine. […]
Sipas Fatmir Haxhollit nga LDK është çështje e përgjegjësive të partive politike që t’i formojnë institucionet.
Ai ka shtuar se ajo çka është duke ngjarë sa i përket vonesës së krijimit të institucioneve është një strategji e mbledhjes së kohës, njofton Klan Kosova.
“Është një lojë, nuk është bllokadë”, ka thënë Haxholli në Info Magazine.
“Mund të jetë edhe në interes të PAN blerja e kohës ose e Vetëvendosjes shtyrja e kohës pasi po vijnë në zgjedhjet lokale”, ka shtuar ai.
“PAN është jashtë kohës dhe mendoj që LAA dhe LDK po luajnë korrekt në këtë lojë”.
Haxholli ka theksuar se i mbetet PAN dhe Vetëvendosjes që të lëshojnë pe në rrugën e ndërtimit të institucioneve.
“LDK ka dëshmuar se i qëndron besnike konstruktivitet dhe respektimit të jetës institucionale në vend”.
Sipas tij nëse krijohet bllokadë në krijimin e institucioneve janë PAN dhe Vetëvendosje do të mbajnë përgjegjësi politike.












