Pakënaqësia mund të shpërthejë, 33 mijë veteranë mbesin pa paga

Numri i madh i veteranëve të luftës është diskutuar sot edhe në mbledhjen e Qeverisë. Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Safet Kamberi shprehu shqetësim sa i përket pagesës së veteranëve. Sipas Kamberi ka mungesë të mjeteve në shumë prej 4 milion eurove për këtë muaj. “Deri më tani nuk kemi mundur të bëjmë pagesën […]

Numri i madh i veteranëve të luftës është diskutuar sot edhe në mbledhjen e Qeverisë.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Safet Kamberi shprehu shqetësim sa i përket pagesës së veteranëve.

Sipas Kamberi ka mungesë të mjeteve në shumë prej 4 milion eurove për këtë muaj.

“Deri më tani nuk kemi mundur të bëjmë pagesën e pensioneve për 33 mijë e 141 përfitues të këtij pensioni, për shkak se Kuvendi i Kosovës nuk ka mund të bëjë rishikimin e buxhetit. Kërkoj ndihmën tuaj që bashkërisht të gjejmë një zgjidhje për këtë problem”, tha Kamberi.

Kryeministri në detyrë tha se sot kanë një takim me përfaqësues të veteranëve . Sipas tij ata s’janë fajtor për situatën në të cilën kanë ardhë sepse ky është problem i rishikimit të buxhetit.

“Të gjitha mundësitë ligjore do t’i trajtojmë. Por ajo që është e sigurt është se veteranëve nuk do t’u humbin pensionet por veç mund të prolongohet, të shtyhet pagesa e tyre”, tha Mustafa. Ai tha se nuk është në rregull që individë dhe familje që iu takon kjo të paguajnë koston e ngecjeve të konstituimit të institucioneve të Republikës së Kosovës.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?