Pakënaqësia e degëve të LDK-së në Prishtinë, që nuk u ftuan në prezantimin e Abrashit

Pakënaqësia e degëve të LDK-së në Prishtinë, që nuk u ftuan në prezantimin e Abrashit

Degët e LDK-së në Prishtinë janë shprehur të pakënaqura me vendimin e kryesisë së LDK-së për të zgjedhur në mënyrë “të fshehur” kandidatin për kryetar të kryeqytetit, duke mos marr parasysh për herë të parë vullnetin e degëve për këtë çështje. Në përgjithësi në 5 degët e LDK-së në Prishtinë, disponimi ka qenë të kandidohet […]

Degët e LDK-së në Prishtinë janë shprehur të pakënaqura me vendimin e kryesisë së LDK-së për të zgjedhur në mënyrë “të fshehur” kandidatin për kryetar të kryeqytetit, duke mos marr parasysh për herë të parë vullnetin e degëve për këtë çështje.

Në përgjithësi në 5 degët e LDK-së në Prishtinë, disponimi ka qenë të kandidohet Ismet Beqiri ose Vjosa Osmani, por kryesia ndërroi mënyrën e zgjedhjes se kandidatit duke  vendosur përfundimisht për Arban Abrashin.

Ata kanë shprehur pakënaqësi që nuk janë ftuar të marrin pjesë në prezantimin e Abrashit për kryetar të Prishtinës.

Kryetari i Degës së IV, Halim Muçolli thotë se nuk e di pse nuk u ftuan të marrin pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Abrashit si kandidat i LDK-së për Kryetar të qytetit më të rëndësishëm në Kosovë.

“Vetëm nga mediat kemi marrë informacione. Asnjëri prej Kryetarëve të Degëve nuk ka marrë pjesë”, ka thënë Muçolli, dega e të cilit pati propozuar Vjosa Osmanin për Shefe të Prishtinës.

Ndërkohë, Halim Muçolli thotë se e kanë obligim të përkrahin kandidaturën e Abrashit pavarësisht veprimeve të Kryesisë së LDK-së.

“Sigurisht se ne do ta përkrahim kandidaturën e Abrashit. Por, duhet të mblidhemi dhe të hartojmë një strategji për fitore”, ka shtuar ai.

Arban Abrashi, ish-Ministër dhe tash deputet, ka hyrë në garë për t’u bërë Shef i Prishtinës në një garë ku ballafaqohet me Shpend Ahmetin e Vetëvendosjes, Arbër Vllahiun e AAK-së, Lirak Çelajn e PDK-së e Selim Pacollin e AKR-së.

Prishtina prej pasluftës deri më 2013 ishte udhëhequr prej LDK-së. Fillimisht, Kryetar ishte Ismet Beqiri deri më 2007, pastaj Isa Mustafa deri më 2013, kur edhe humbi përballë Vetëvendosjes

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?