Pacolli tregon se çka u diskutua në takimin e sotëm ndërmjet koalicionit LAA dhe Vetëvendosjes

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli ka folur rreth takimit të sotëm ndërmjet partive të LAA-së dhe VV-së. Ai ka thënë se diskutuan për hapat e radhës në zhbllokimin e situatës së krijuar pas seancës së djeshme në Kuvendin e Kosovës, si dhe për domosdoshmërinë e lëvizjes së procesit në krijimin e institucioneve. Ndërsa në […]
Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli ka folur rreth takimit të sotëm ndërmjet partive të LAA-së dhe VV-së.
Ai ka thënë se diskutuan për hapat e radhës në zhbllokimin e situatës së krijuar pas seancës së djeshme në Kuvendin e Kosovës, si dhe për domosdoshmërinë e lëvizjes së procesit në krijimin e institucioneve.
Ndërsa në takimin që e mbajtën me Isa Mustafën e LDK-së, Pacolli thotë se partitë e koalicionit LAA caktuan anëtarët e grupit punues politik dhe atij programor me VV-në, për harmonizimin e qëndrimeve.
Ja shkrimi i plotë i Behgjet Pacollit në Facebook:
Për atë çfarë ndodhi dje në Kuvendin e Kosovës, sot në mesditë mbajtëm një takim me drejtuesit e Alternativës, Mimoza Kusari – Lila dhe Ilir Deda. Ne mesditë, ne të Akr dhe Alternativës zhvilluam një takim edhe me udhëheqësit e VV-së, Albin Kurti dhe Dardan Sejdiu. Në takim diskutuam për hapat e radhës në zhbllokimin e situatës së krijuar pas seancës së djeshme në Kuvendin e Kosovës. U bisedua për domosdoshmërinë e lëvizjes së procesit në krijimin e institucioneve të Kosovës. Në orët e pasditës u takuam edhe me Kryetarin e Ldk, Kryeministrin në detyrë, Isa Mustafa. Në këtë takim partitë e koalicionit LAA caktuan anëtarët e grupit punues politik dhe atij programor me VV për harmonizimin e qendrimeve të koalicionit LAA për prioritetet qeverisëse të Kosovës duke u dakorduar për intensifikim të dialogut me VV prej fillimit të javës së ardhëshme./Periskopi/












