“Pacolli shumë lehtë mund t’i bashkohet PAN-it”

Analistët politik konsiderojnë se Behgjet Pacolli shumë lehtë mund t’i bashkohet PAN-it për formimin e Qeverisë. Në një prononcim për Gazeta Blic, Imer Mushkolaj ka theksuar se AKR e Behgjet Pacollit duket se ka vendosur që përfundimisht të jetë pjesë e Qeverisë së re me PAN-in. Sipas tij, ultimatumi i dhënë, është blerje kohe. […]
Analistët politik konsiderojnë se Behgjet Pacolli shumë lehtë mund t’i bashkohet PAN-it për formimin e Qeverisë.
Në një prononcim për Gazeta Blic, Imer Mushkolaj ka theksuar se AKR e Behgjet Pacollit duket se ka vendosur që përfundimisht të jetë pjesë e Qeverisë së re me PAN-in.
Sipas tij, ultimatumi i dhënë, është blerje kohe.
“Behgjet Pacolli duket të ketë vendosur që t’ia sigurojë votat e nevojshme PAN-it, respektivisht të jetë pjesë e qeverisë së ardhshme. Periudha e dhënë si ultimatum nga ana e tij është më tepër blerje kohe që ai të arsyetohet brenda strukturave partiake, para elektoratit dhe para opinionit”, tha ai.
Përndryshe, ka shtuar Mushkolaj, që nga përfundimi i zgjedhjeve, pavarësisht deklaratave se nuk do t’i bashkohet PAN-it, Pacolli dhe AKR janë parë si partnerët më të mundshëm për krijimin e qeverisë së re.
Ndërkaq, analisti tjetër politik, Ramush Tahiri thotë se caktimi i periudhës 10 ditëshe nga Ramush Haradinaj për formimin e Qeverisë, do të thotë që kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli tashmë është pajtuar që të jetë në qeverinë e PAN-it.
“Gjykuar edhe sipas deklaratës së Ramush Haradinajt se brenda dhjetë ditësh do të krijohet Qeveria përkatëdisht do të zgjidhen institucionet e Republikes së Kosovës atëherë mund të supozohet se Pacolli do të shkojë përfundimisht me PAN edhe pse garoi dhe votat i morri ne kuadër të LAA”, thotë Tahiri.
Sipas tij, Pacolli i ka katër deputet që është e mjaftueshme t’ia bëjë numrat Haradinajt për Qeveri edhepse njeri nga këta deputet Korab Sejdiu, ishte deklaruar më parë se edhe nëse mbetet i vetëm në qëndrimin e tijë ai nuk do ta votojë Qeverinë e PAN -it.
“Duket sheshazi se Ramush Haradinaj e ka përkrahjen e plotë të Listës Serbe dhe të minoriteteve të tjera gjë që u dëshmua me mospjesmarrjen e tyre në solidaritetin me PAN në vazhdimin e Seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës”, vlerëson ai.
Siaps Tahirit, në fakt Pacolli ka kërkuar nga koalicioni i tij LAA dhe Vetvendosje që të bëjnë marrëveshje për qeverisje dhe të bllokojnë kështu që PAN të mos e formojë Qeverinë dhe që Ramush Haradinaj të dorëzoj mandatin në mungesë numrash dhe që shansi t’i jepet mandatarit të dytë nga radhët e LAA-VV.
“Pacolli po thotë se e don Kosovën dhe jo pushtetin. Dhe këtë edhe me LAA edhe me PAN kushdo që e bënë Qeverinë dhe i ka nevojë tri-katër votat e deputetëve të Pacollit”, thotë Tahiri.
Nga LDK ndërkaq, deklaratën e Pacollit që nëse brenda 10 ditësh nuk ka marrëveshje ndëmjet Albin Kurtit dhe Isa Mustafës ai do të lëviz, nuk e shohin si ultimatum.
Lutfi Haziri nënkryetar i LDK-së, duke folur për Gazeta Blic, tha se kjo deklaratë e Pacollit më tepër është për një qeveri gjithëpërfshirëse, se sa një ultiamtum.
“Deklarata e z. Pacolli duhet të shihet në funksion të propozimit të tij për një qeveri gjithpërfshirëse, e cila e ka qëllimin politik të cilin vet z. Pacolli e ka spjeguar. Unë besoj shumë që nuk ka të bëjë me ultimatum por ndërtimi i përceptimit publik në ultimatume të ndërsjellta më shumë është me qu ujë në mulli të PAN-it se sa me qu drejtë një opsioni i cili zgjedh problem”, tha ai.












