Pacolli përgatit skenarin për koalicion me PAN-in, tash e ka ‘lejen’ e Kuvendit të AKR-së (Video)

Kryetari i Kuvendit të AKR-së, Fatmir Matoshi ka deklaruar se ata tashmë e kanë autorizuar kryetarin e kësaj partie, Behgjet Pacollin që bashkë me kryesinë e ngushtë të shoh edhe ndonjë alternativë tjetër për koalicion. Këtë ai e tha pas mbledhjes së Përgjithshme të Këshillit të AKR-së, duke shtuar se një gjë e tillë po […]
Kryetari i Kuvendit të AKR-së, Fatmir Matoshi ka deklaruar se ata tashmë e kanë autorizuar kryetarin e kësaj partie, Behgjet Pacollin që bashkë me kryesinë e ngushtë të shoh edhe ndonjë alternativë tjetër për koalicion.
Këtë ai e tha pas mbledhjes së Përgjithshme të Këshillit të AKR-së, duke shtuar se një gjë e tillë po bëhet për shkak të gjetjes së daljes nga kriza në të cilin ka hyrë vendi jonë, transmeton Indeksonline.
“Kuvendi i AKR-së sot e autorizojë presidentin Pacolli që bashkë me kryesinë e ngushtë të shohë mundësinë e gjetjes së daljes nga kriza në të cilin është vendi jonë, të shoh mundësi të tjera alternative edhe jashtë koalicionit LAA gjithmonë duke e pasur parasysh interesat e vendit dhe të Kosovës”, ka thënë Matoshi.












