OVL e UÇK-së, ja çfarë thotë për fryerjen e listave të veteranëve (Foto/Video)

Pas rreth një viti prej që kur Prokuroria e Shtetit ka trajtuar si objekt hetimi listat me mbi 46 mijë qytetarë të Kosovës të cilët gëzuan statusin e veteranit të UÇK-së, tani ka nisur t’i marrë në pyetje personat që dyshoht se janë të përfshirë në dallaveret me lista. Kështu kanë bërë të ditur drejtues të Organizatës […]
Kështu kanë bërë të ditur drejtues të Organizatës së Veteranëve të Luftës, Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucati, në një konferencë për media.
Sipas tyre, ka pesë ditë që me urdhër të Prokurorisë policia e krimeve të rënda ekonomike ka nisur t’i marrë në pytje personat që dyshohet se kanë ndikuar në fryrje të listave të veteranëve të UÇK-së.
“Prokuroria ka nisur hetimet dhe është duke i marrë në pytje disa persona si të dyshuar”, tha Haradinaj
Ndërkaq, kryetari i OVL-së të UÇK-së Hysni Gucati ka bërë të ditur se gjatë hetimeve të prokurorisë është hasur në parrëgullësi, por mohon se ka informacione se ku janë identifikuar ato.
“Dy inspektora prej krimeve të rënda ekonomike kanë kërkuar nga Organizata e Veteranëve listat me veteranë, por ne i jemi drejtuar me shkrim se Organizata e Veteranëve nuk posedon lista të veteranëve , ata kanë sjell mendime se kanë hasur në parregullësi diku, diku. Ajo çfarë është me rëndësi të thuhet, është se hetimet kanë filluar që pesë ditë”, tha ai.
Ndërkohë “Gazeta Blic” ka kontaktuar edhe Prokurorinë e Shtetit përmes postës elektronike për të marrë më shumë informacione rreth pistës së hetimeve, por këta të fundit ende nuk kanë kthyer ndonjë përgjigje.
Ndryshe, dyshimet për fryrje të listave me veteranë të UÇK-së nga përfaqësues të organizatave të dala nga lufta, kanë qenë pikënisje e hetimeve nga ana e prokurorisë.
Numëri i madh i veteranëve ka rrezikuar edhe buxhetin e Kosovës, madje në vitin e kaluar kjo kategori për disa muaj rresht ka marrur pensionin e saj më vonesë./GazetaBlic.com/














