Opozita në Turqi proteston kundër padrejtësisë

Partia kryesore opozitare në Turqi e ka filluar të ashtuquajturin “Kongres të Drejtësisë” për ta theksuar padrejtësinë e dyshuar nën presidentin, Recep Tayyip Erdogan. Kemal Kilicdaroglu, shef i Partisë Popullore Republikane, që është parti sekulare, sot ka folur para mijëra njerëzve, që ishin tubuar në një manifestim nën qiell të hapur në provincën veriperëndimore, Çanakala. […]

Kemal Kilicdaroglu, shef i Partisë Popullore Republikane, që është parti sekulare, sot ka folur para mijëra njerëzve, që ishin tubuar në një manifestim nën qiell të hapur në provincën veriperëndimore, Çanakala.

“Tetëdhetëmilionë janë të etur për drejtësi”, tha Kilicdaroglu, duke iu referuar numrit të banorëve në Turqi.

Kongresi katërditor ka për qëllim të krijoj një mundësi për ta sfiduar Erdoganin para zgjedhjeve të vitit 2019.

Ky kongres u bë pasi Kilicdaroglu dhe liderët e tjerë opozitarë, e kanë mbajtur një marsh 25 ditësh për demokraci, me ç’rast i kanë kaluar 450 kilometra. Ky marsh përfundoi në muajin korrik.

Pjesëmarrësit e këtij marshi patën shprehur zemërim kundër goditjes së qeverisë pas grushtshtetit të dështuar në korrik të vitit 2016.

Afro 50 mijë njerëz janë arrestuar në bazë të gjendjes së jashtëzakonshme në Turqi, që ishte shpallur pas puçit të dështuar, dhe 100 mijë vetë të tjerë janë shkarkuar, përfshirë mësuesit, gjyqtarët, ushtarët dhe oficerët e policës.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?