O’Conell: Politikanët të jenë të përgjegjshëm

Një ditë pasi ambasadorja gjermane në Kosovë kritikoi politikanët për mosformim të institucioneve, të njëjtën gjë sot e bëri edhe ambasadori i Britanisë së Madhe Ruari O’Conell. Ai gjatë një vizite në Podujevë kërkoi përgjegjshmëri nga politikanët për t`i ndërtuar sa më shpejt institucionet. Për këtë çështje foli nënkryetari i LDK-së njëherësh kryetari i Podujevës, […]
Ai gjatë një vizite në Podujevë kërkoi përgjegjshmëri nga politikanët për t`i ndërtuar sa më shpejt institucionet. Për këtë çështje foli nënkryetari i LDK-së njëherësh kryetari i Podujevës, Agim Veliu.
Politikanët të jenë të përgjegjshëm dhe t`i ndërtojnë sa më shpejt institucionet e Kosovës, kështu deklaroi sot në Podujevë ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruari O’Connell, gjatë vizitës që e bëri në këtë komunë, me ç`rast u prit nga kryetari Agim Veliu.
Ndryshe, gjatë ditës, ambasadori Ruari O Conlli ka takuar shoqërinë civile në Podujevë dhe po ashtu ka vizituar edhe Parkun e Mançesterit, që ndodhet në periferi të qytetit, e që është ndërtuar nga organizata joqeveritare MAK nga Anglia.