Nuk duron dot trafikun e madh, ky njeri shkon në punë me not (Video)

Nuk duron dot trafikun e madh, ky njeri shkon në punë me not (Video)

I lodhur nga rutina e marrjes së një autobusi, apo vajtjes me biçikletë në punë çdo ditë, si dhe i stresuar nga rrugët plot trafik të Mynihut, Benjamin David ka marrë tashmë një vendim: do të shkojë në punë me not, njofton BBC. Ai mbështjell laptopin dhe rrobat dhe i fut në një çantë rezistente ndaj […]

I lodhur nga rutina e marrjes së një autobusi, apo vajtjes me biçikletë në punë çdo ditë, si dhe i stresuar nga rrugët plot trafik të Mynihut, Benjamin David ka marrë tashmë një vendim: do të shkojë në punë me not, njofton BBC.

Ai mbështjell laptopin dhe rrobat dhe i fut në një çantë rezistente ndaj ujit, e vendos atë mbi shpinë, vesh kostumin e notit dhe zhytet në lumin Isar për udhëtimin e tij.

“Unë shkoja në punë me biçikletë apo autobus, ndonjëherë edhe në këmbë. Por më duhej shumë kohë. Sot rryma në lumë duket e fortë dhe do të më duhen vetëm 12 minuta për të arritur. Është bukur, freskohesh dhe arrin shpejt”, tha Benjamin David, banor i Mynihut. Lokali i birrës ku ai punon ndodhet pranë lumit dhe frekuentohet shumë nga banorët e Mynihut, edhe për shkak të lokalit me rërë në breg.

“Në fakt unë e bëj këtë kryesisht në verë, por mund të bëhet edhe në dimër, kjo pasi kam një kostum të plotë uji. Ndonjëherë temperatura e lumit është vetëm 4 gradë Celsius, por është e pranueshme mendoj”, tha më tej Benjamin David. Për momentin, kjo trajektore e vajtjes në punë është freskuese, pasi temperaturat janë të larta, por siç thotë vet David, me kostumin e duhur të notit asgjë nuk mund ta ndalë atë edhe në dimër.

Të ngjashme
Krijesa e çuditshme që ‘shkëlqen në errësirë’, fotografohet në Australi për herë të parë

Krijesa e çuditshme që ‘shkëlqen në errësirë’, fotografohet në Australi për herë të parë

Cilat janë mënyrat sekrete se si qentë komunikojnë me pronarët e tyre?

Cilat janë mënyrat sekrete se si qentë komunikojnë me pronarët e tyre?

Testamenti i pazakontë i një biznesmeni: Pas vdekjes time, hidhni dollarë nga qielli

Testamenti i pazakontë i një biznesmeni: Pas vdekjes time, hidhni dollarë nga qielli

Nexhmedin Spahiu: Ismail Qemaili e ka çu, Isa Boletini e ka puthë (VIDEO)

Nexhmedin Spahiu: Ismail Qemaili e ka çu, Isa Boletini e ka puthë (VIDEO)

Pordhi në aeroplan, pasagjeri detyrohet të largohet nga fluturimi

Pordhi në aeroplan, pasagjeri detyrohet të largohet nga fluturimi

Përplasja e Big-ave: Bigu i Shqipërisë i mëshon Bigut të Kosovës

Përplasja e Big-ave: Bigu i Shqipërisë i mëshon Bigut të Kosovës

Ermal Panduri shkel Kushtetutën: Vjen me urim të guximshëm për 28 Nëntorin

Ermal Panduri shkel Kushtetutën: Vjen me urim të guximshëm për 28 Nëntorin

Kishku dhe buallica në qendër të Prishtinës: Pamje prekëse për gjeneratat e viteve 90’të 😛

Kishku dhe buallica në qendër të Prishtinës: Pamje prekëse për gjeneratat e viteve 90’të 😛

E pazakontë! Qeni futet për të ngrënë suxhuk brenda një marketi në Ferizaj

E pazakontë! Qeni futet për të ngrënë suxhuk brenda një marketi në Ferizaj

Për shkak të vapës, moderatori austriak lag veten live

Për shkak të vapës, moderatori austriak lag veten live

Jepini një puthje sepse sot është Dita Botërore e Puthjes

Jepini një puthje sepse sot është Dita Botërore e Puthjes

Kryeministri Kurti përdorues i dobët i telefonit: Video nga kerri e dëshmon këtë

Kryeministri Kurti përdorues i dobët i telefonit: Video nga kerri e dëshmon këtë

“Isha i uritur, nuk kisha ngrënë mëngjes”, vizitori i muzeut ha bananen e ekspozuar si pjesë e instilacionit artistik

“Isha i uritur, nuk kisha ngrënë mëngjes”, vizitori i muzeut ha bananen e ekspozuar si pjesë e instilacionit artistik