Nobelistët paralajmërojnë krizë të re ekonomike

Nobelistët paralajmërojnë krizë të re ekonomike

Elita e ekonomistëve globalë besojnë se e ardhmja e euros është e pasigurt. Ata paralajmërojnë një krizë financiare. Ky është një rrezik që është lënë pas dore, pasi udhëheqja politike kohët e fundit është e fokusuar në çështjet që kanë të bëjnë me terrorizmin, apo mundësinë e një konfrontimi bërthamor mes SHBA dhe Koresë së […]

Pak para takimit të gjashtë fituesve të Çmimit Nobel, që mbahet çdo vit në Lindau në Gjermaninë jugore, gazeta Die Welt kërkoi nga 18 ekonomistët të komentojnë problemet aktuale të Ekonomisë Botërore.

Ekonomistët dyshojnë se bota financiare nuk do të jetë e përgatitur në mënyrë adekuate për krizat e ardhshme.

“Ekonomia është si energjia, funksionon në një qark të mbyllur”, thotë Daniel McFadden, i cili u nderua me Çmimin Nobel në Ekonomi në vitin 2000. “Ne nuk kemi mjetet për të monitoruar, rregulluar dhe menaxhuar luhatjet. Kjo është arsyeja pse kriza e ardhshme financiare është e pashmangshme”!

Për më tepër, shumica e të anketuarve konsideron se Eurozona nuk e ka tejkaluar krizën ekonomike dhe krizën e borxheve.

“Euro do të jetë në gjendje të përparojë vetëm kur politika ekonomike e Eurozonës të jetë vënë në baza më të shëndosha dhe të adresojë stanjacionin ekonomik të disa shteteve anëtare,” tha MakFanten.

Eric Maskin, fitues i çmimit Nobel në vitin 2007, shkoi një hap më tej duke shpjeguar se “nëse euro kërkon të mbijetojë, duhet të ketë një politikë të vetme monetare dhe fiskale.”

Sipas ekonomistit amerikan Edward Prescott, euro është e pashpresë: “Unë jam shumë pesimist në lidhje me euron. Pyetja e vetme është se sa dëme do të ketë para rënies së eurozonës. Vendet e BE-së duhet të ruajnë dominimin e tyre në drejtim të çështjeve ekonomike,” tha ai. Për më tepër, sipas ekonomistëve, problemi më urgjent global është ndryshimi i klimës, një rrezik i madh për njerëzimin. “Marrëveshja e Parisit për Klimën duhet të plotësohet, pavarësisht nëse Shtetet e Bashkuara nuk pranojnë”, thotë Bengt Holmström.

Redaktori i Ekonomisë në Die Welt, Holger Zschäpitz, thotë se krizat financiare gjithmonë kthehen. Nobelisti Robert Merton thotë se krizat nxiten. Ndërsa, nobelisti Christopher Pissarides kritikon për këtë edhe ekonominë gjermane. Sipas tij, ekonomia më e madhe evropiane, edhe pas disa vitesh të tejkalimit të një krize, po bën zvarritje të dëmshme.

“Politika fiskale gjermane nuk është ajo që disa shtetet e duan”, tha ai duke shtuar se kërkesa në një zonë monetare është e vogël. “Pse nuk ka kërkesë? Për shkak të politikave fiskale gjermane! Ekzistojnë masat shtrënguese, ka shpenzime të ulëta infrastrukturore dhe për këtë arsye kompanitë po hezitojnë për investime”. /Analiza në Die Welt: KËTU/Telegrafi/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?