Një refugjate siriane në Gjermani bëhet nënë, vajzës ia vë emrin Angela Merkel

Një refugjate në Gjermani ia ka vënë emrin vajzës së vet të porsalindur Angela Merkel Muhammed, në nder të kancelares gjermane Angela Merkel. Refugjatja siriane Asia Faray dhe burri i saj Khalid Muhammed mbërriten në Gjermani me katër fëmijët e tyre në kulim e krizës së refugjatëve në vitin 2015 falë politikës së Merkelit për […]
Një refugjate në Gjermani ia ka vënë emrin vajzës së vet të porsalindur Angela Merkel Muhammed, në nder të kancelares gjermane Angela Merkel.
Refugjatja siriane Asia Faray dhe burri i saj Khalid Muhammed mbërriten në Gjermani me katër fëmijët e tyre në kulim e krizës së refugjatëve në vitin 2015 falë politikës së Merkelit për t’ua hapur dyert refugjatëve, transmeton Express.
Angela është fëmija i pestë i çiftit.
Ajo u lind më 16 gusht me peshë prej 3.920 gramë dhe gjatësi 53 centimetra, ka thënë një zëdhënëse e spitalit St Franziskus në Munster, në perëndim të Gjermanisë, shkruan Express.
“Emri i parë i vajzës është Angela, ndërsa i dyti Merkel. Me këtë vendim, prindërit kanë dashur ta shprehin falënderimin e tyre për kancelaren,” ka thënë zëdhënësja e spitalit.












