Një ditë para seancës, Veseli, Haradinaj e Pacolli takim në orët e vona

Një ditë para seancës, Veseli, Haradinaj e Pacolli takim në orët e vona

Një natë para seancës konstituive, Gazeta Express mëson se po mbahet një takim mes liderëve të partive të PAN’it, Ramush Haradinaj e Kadri Veseli, me kreun e AKR’së, Behgjet Pacolli. Në këtë takim mund të vendoset fati i seancës së nesërme, por edhe formimi i tërësishëm i Qeverisë. Partneri parazgjedhor i Pacollit, Isa Mustafa, pak […]

Një natë para seancës konstituive, Gazeta Express mëson se po mbahet një takim mes liderëve të partive të PAN’it, Ramush Haradinaj e Kadri Veseli, me kreun e AKR’së, Behgjet Pacolli. Në këtë takim mund të vendoset fati i seancës së nesërme, por edhe formimi i tërësishëm i Qeverisë.

Partneri parazgjedhor i Pacollit, Isa Mustafa, pak orë më parë bëri të ditur se është takuar me kreun e AKR’së, me të cilin kanë betonuar aleancën mes tyre.

Por, burimet e Gazetës Express, tregojnë se Pacolli takim po zhvillon edhe me kampin tjetër, me të cilin herë shfaqën afërsi e herë thanë se nuk do të bëhen bashkë.

Gjatë ditës disa prej anëtarëve të kryesisë së AKR’së thanë se kjo parti nuk do të perkah kandidatin e PAN’it për kryetar të Kuvendit.

Megjithatë bazuar në takimin që po zhvillohet, bëhet e ditur se kreu i AKR’së nuk është i distancuar nga PAN. Përkundrazi, nëse arrihet një marrëveshje, ata edhe mund të vazhdojnë se bashku rrugëtimin e tyre politik.

Në takimin e kësaj mbrëmje thuhet se temë e diskutimit është kalimi i Demarkacionit, Asociacionit, për të cilat Pacolli ka disa kushte.

Ndryshe, kreu i AKR’së në Kuvendin e fundit që ka mbajtur kjo parti, ka marrë dritën e gjelbër që të marrë vendime, të cilat do ta zhbllokonin gjendjen politike. Qeveria gjithëpërfshirëse ishte kërkesa që Pacolli u bëri liderëve partiakë që pas përfundimit të zgjedhjeve.

Nesër pritet të mbahet seanca konstituive e koalicioni PAN kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre pas disa mungesave për shkak të të cilave akoma nuk është zgjedhur kreu i Kuvendit.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?