Nisma ankohet lidhur me atë se si po e udhëheq seancën Adem Mikullovci

Nisma ankohet lidhur me atë se si po e udhëheq seancën Adem Mikullovci

Të hënën pritet të mbahet vazhdimi i seancës për konstituimin e Kuvendit, por akoma nuk dihet nëse koalicioni PDK-AAK-Nisma, do të merrë pjesë. Kryesuesi i Kuvendit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Adem Mikullovci po del të jetë shkaktar i mos konsolidimit të Kuvendit të Kosovës. Haxhi Shala, deputet i Nismës për Kosovës ka thënë për […]

Kryesuesi i Kuvendit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Adem Mikullovci po del të jetë shkaktar i mos konsolidimit të Kuvendit të Kosovës.

Haxhi Shala, deputet i Nismës për Kosovës ka thënë për “Indeksonline” se Mikullovci po udhëheqë në bazë të logjikës së Vetëvendosjes, andaj PAN-i nuk vepron në bazë të “tekeve” të VV-së. Sipas tij, po t`i respektonte Mikullovci rregullat dhe të konsultohej me partitë për seancë, konstituimi do të përfundonte kaherë.

Ai ka komentuar deklarimet e LDK-së dhe Vetëvendosjes, sipas të cilëve PAN-i nuk i ka numrat për Qeverinë, andaj po i refuzon seancat.

“Nëse kryesuesi i seancës konsultohet me partitë politike, këto seanca të konstituimit të Parlamentit ishin harruar deri tash. Por, ai është duke udhëheqë me logjikën e Vetëvendosjes `se ne bëjmë çka të dojmë` dhe kjo është arsyeja e mos konsolidimit të Parlamentit. Ato janë deklarime të opozitës dhe të deputetëve. Mendojnë që mos pjesëmarrja jonë ka mungesë të numrave, por une i besoj liderëve tanë se numrat janë vetëm se duhet të respektohen rregullat e thirrjes së një seance, sepse ne nuk mund të veprojmë në bazë të tekeve të Vetëvendosjes”, është shprehur Shala.

Ai mos konsultimin e Mikullovcit me partitë politike e ka quajtur “lojë të Vetëvendosjes”. Deri sa, Shala ka insistuar se kryesuesi duhet të konsultohet me partitë meqë kështu e kërkojnë rregullat.

“Ende nuk kemi marrë vendim se a do marrim pjesë në seancë apo jo. Jemi duke e analizuar dhe kryesuesi duhet të konsultohet me partitë politike para se të merr vendim për seancë. Kjo është arsyeja pse ai po vetvendos. Këto janë lojna të Vetëvendosjes, sepse nuk po i bën vet Adem Mikullovci”, ka thënë ai.

Tutje, Shala ka deklaruar se vendimi për pjesëmarrje në ditën e hënë do të merret në bashkëpunim me partitë në koalicion

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?