Nis përçarja e PDK-së, Naim Bazaj merr këtë vendim

Nis përçarja e PDK-së, Naim Bazaj merr këtë vendim

PDK e Kadri Veselit, do të përballet përsëri me një situatë të vështirë si në zgjedhje e kaluara në bastionin e tyre, në Drenas. I “pakënaquri” i PDK’së në Drenas, Naim Bazaj, i cili është kryesues në Kuvendin Komunal, do të kandidojë si i pavarur në zgjedhjet e 22 tetorit pasi kjo parti ka vendosur […]

PDK e Kadri Veselit, do të përballet përsëri me një situatë të vështirë si në zgjedhje e kaluara në bastionin e tyre, në Drenas.

I “pakënaquri” i PDK’së në Drenas, Naim Bazaj, i cili është kryesues në Kuvendin Komunal, do të kandidojë si i pavarur në zgjedhjet e 22 tetorit pasi kjo parti ka vendosur ta kandidojë edhe për një mandat tjetër Ramiz Lladrovcin.

Naim Bazaj, kishte garuar edhe në zgjedhjet e jashtëzakonshme që u mbajtën në dhjetor të 2016 në Drenas, por pas presionit nga partia kishte vendosur të tërheq kandidaturen e tij, ndërsa sot ka thënë se këtë e ka bërë me marrëveshje me shefin e partisë Kadri Veseli, duke i premtuar se do kandidohej në këto zgjedhje për kryetar komune.

Bazaj, ka konfirmuar për Magazina.al, se ka formuar ekipin e tij dhe po bëhet gati për të garuar si i pavarur për kryetar të Drenasit.

“Ka qenë marreveshja mes meje dhe Kadri Veselit që unë të tërhiqem nga gara në zgjedhjet e jashtëzakonshme në Drenas në mënyrë që tash të jem kandidat i PDK-së. Kjo nuk ka ndodh dhe unë do garoj si i pavarur”, ka thënë Bazaj për Magazina.al

Bazaj është i bindur se do të fitojë, kurse sipas tij PDK do marrë vetëm 5 per qind.

“Ne zgjedhjet e Drenasit u ngrit një shtet i tërë dhe PDK fitoi vetëm 45 për qind. Tash do ti marr vetëm 5 për qind”, është shprehur Bazaj.

Bazaj më tej ka thënë se ka krijuar një ekip të mirë të përbërë nga anëtarë të kryesisë së PDK’së që kanë dhënë dorëheqje nga partia por edne nuk e kanë bërë publike.

Kujtojmë që Bazaj, ishte në listën e PDK’së për deputet por që nuk arriti të marë votat e mjaftueshme, ndërsa në Drenas njihet për një përkrahje të madhe nga qytetarët.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?