Nis nënshkrimi i peticionit për Bekim Jasharin si kandidat për kryetar komune (Foto)

Një grup qytetarësh nga Skenderaj, kryesisht të moshave te reja qe vetën po e quajnë ‘Reagimi Qytetar’ kanë filluar të mbledhin nënshkrime nëpër qytetin e Skenderajt në mbështetje të Bekim Jasharit si kandidat i pavarur për Kryetar Komune. Ata dje dhe sot po kërkojnë nënshkrime nëpër gjithë qytetin dhe deri më tani kanë siguruar rreth […]
Një grup qytetarësh nga Skenderaj, kryesisht të moshave te reja qe vetën po e quajnë ‘Reagimi Qytetar’ kanë filluar të mbledhin nënshkrime nëpër qytetin e Skenderajt në mbështetje të Bekim Jasharit si kandidat i pavarur për Kryetar Komune. Ata dje dhe sot po kërkojnë nënshkrime nëpër gjithë qytetin dhe deri më tani kanë siguruar rreth 2 mijë nënshkrime.
Ishte vet Bekim Jashari ai i cili para disa ditësh pohoj se do t’i hyj garës për kryetar komune por vetëm si i pavarur nëse Nuredin Lushtaku nuk kandidohet nga PDK-ja dhe në vend të tij rikandidohet Sami Lushtaku.
Burime të PrishtinaPress-it kanë siguruar dy fletënënshkrime ku kërkohet kandidimi i Bekim Jasharit, djali i Heroit, Hamzë Jasharit.
Ndërsa kryetari i Komunës së Skenderajt nga radhët e PDK-së, Sami Lushtaku zyrtarisht ende nuk dihet nëse do t’i futet gares edhe pse ky i fundit ka rishfaq ambicjet edhe për një mandat ndonëse pas lirimit nga burgu kishte thënë se më nuk do të jetë kandidat për kryetar të Skënderajt.













