Ngjarje e rëndë: Burri i dehur masakron gruan në Lushnje, kjo është dëshmia a tij

Ngjarje e rëndë: Burri i dehur masakron gruan në Lushnje, kjo është dëshmia a tij

Burri i dehur masakron gruan me sqeparin që ajo po prashiste perimet. Ngjarja e rëndë ndodhi dje në fshatin Plug të Lushnjës. Policia bëri të ditur se ka arrestuar autorin që masakroi me sende të forta bashkëshorten e tij. Bëhet fjalë për Tajar Kazanxhi, 55 vjeç. Gruaja e tij, 51- vjeçarja Natasha Kanzanxhi, mësohet se […]

Burri i dehur masakron gruan me sqeparin që ajo po prashiste perimet. Ngjarja e rëndë ndodhi dje në fshatin Plug të Lushnjës. Policia bëri të ditur se ka arrestuar autorin që masakroi me sende të forta bashkëshorten e tij. Bëhet fjalë për Tajar Kazanxhi, 55 vjeç.

Gruaja e tij, 51- vjeçarja Natasha Kanzanxhi, mësohet se gjeti vdekjen në spitalin e Traumës në Tiranë pas disa orësh luftë me vdekjen që nga momenti i krimit.

Sipas të dhënave të Policisë, dy bashkëshortët jetonin të vetëm në fshatin Plug. Ata ishin prindër të dy vajzave, të cilat janë të martuara. Në momentin e ngjarjes, në banesë ka qenë vetëm viktima.

Kjo e fundit ka qenë duke prashitur perimet që i kishte mbjellë në një sipërfaqe në fund të oborrit, kur i shoqi është kthyer në banesë rreth orës 18:15. Ai ka qenë në gjendje të dehur dhe ka nisur pa shkak të debatojë me të shoqen, e cila herë pas here i kërkonte të punonte dhe të mos pinte.

Për këtë shkak, debatet mes tyre kanë qenë të vijueshme, pasi i zoti i shtëpisë thuajse çdo ditë shkonte i dehur në shtëpi. Sipas të dhënave, pas një debati momental, 55- vjeçari e ka dhunuar të shoqen.

Më pas, ai i ka marrë nga dora një sqepar, me të cilin ajo po prashiste, dhe e ka masakruar duke e qëlluar disa herë në kokë dhe në kraharor. Britmat e gruas kanë vënë në alarm fqinjët e tyre. Ata mbërritën në vend, por ka qenë tepër vonë. 51- vjeçarja ndodhej mes pellgut me gjak, ndërsa i shoqi i dehur që mbante ende sqeparin në duar, ka qëndruar në vend në pritje të policisë.

Fqinjët e kanë dërguar gruan e plagosur rëndë menjëherë në spitalin e Lushnjës. Bluzat e bardha i kanë dhënë asaj ndihmën e parë, por për shkak të plagëve të rënda në kokë dhe në trup ata kanë vendosur ta nisin me urgjencë drejt spitalit të Traumës.

Me gjithë ndërhyrjen e mjekëve të Tiranës, 51- vjeçarja nuk ka arritur t’u bëjë ballë plagëve të rënda e për pasojë ka ndërruar jetë pak minuta më pas. E sinjalizuar për ngjarjen, policia e Lushnjës mbërriti në vend dhe arrestoi menjëherë autorin e krimit.

Burime nga grupi i hetimit bënë të ditur se në momentin e arrestimit burri ka qenë i dehur. Ai është shprehur se nuk mbante mend asgjë nga ajo që kishte ndodhur. Në pyetje janë marrë edhe fqinjë të tyre, të cilët kanë konfirmuar se çifti kishte shpesh zënka dhe se gruaja dhunohej për shkak se kryefamiljari pinte.

“Në datën 18.08.2017, rreth orës 18:15, në fshatin Plug, shtetasi Tajar Kazanxhi, 55 vjeç, në banesë ka goditur me sende të forta bashkëshorten e tij, shtetasen Natasha Kanzanxhi, 51 vjeçe, e cila më pas humbi jetën. Policia ka shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lushnje, autorin e dyshuar, shtetasin Tajar Kazanxhi. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të kësaj ngjarjeje”, thuhej në njoftimin e policisë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?