Ngërçi politik në vend rrezikon humbjen e 300 milionë eurove

Ngërçi politik në vend rrezikon humbjen e 300 milionë eurove

Mos konstituimi i institucioneve të vendit tash e tre muaj po paraqet implikime të shumëfishta negative në ekonominë e Kosovës. Mos rishikim i buxhetit, mund t’i shkaktojë humbje direkte rreth 200 milionë euro, rritja ekonomike do të jetë përgjysmë më e vogël, por gjithashtu Kosova po i humbë 75 milionë euro nga FMN dhe BB. […]

Përveç këtyre problemeve ekziston mundësia e përsëritjes së eksodit masiv ilegal të qytetarëve sikurse në vitin 2014-2015.Kështu mendojnë drejtues të Odave në Kosovë, të cilët shprehen se norma e rritjes ekonomike do të jetë e përgjysmuar nga ajo që është paraparë për këtë  vit, ngase do të ndërpriten projektet për investimet kapitale. Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka për KosovaPress tha se si pasojë e ngërçit në skenën politike po krijohen pasoja të shumëfishta, të cilat lidhen prej mos tërheqjes së investimeve të huaja direkte e deri tek të hyrat e kufizuara për buxhetin e vendit.

Në vend se të mendohet për krijimin e vendeve të reja të punës, Zeka tha se tash duhet të mendojnë se cilat janë ato vend të punës që do të shkurtohen, do të mbyllen brenda sektorit privat.Zeka thotë se për shkak të bllokadës në skenën politike Kosova nuk do të ketë përmbushje të parashikimeve për normën e rritjes ekonomike për 2017, të cilat janë paraparë nga institucionet vendore dhe ato ndërkombëtare. Sipas tij, me këtë krizë, norma ekonomike do të jetë rreth 1 përqind.

Ndërsa, drejtori ekzekutiv i Odës së Afarizmit të Kosovës(OAK), Ismet Mulaj theksoi se jo stabiliteti politik dhe mos formimi i institucioneve në Kosovë, problemin kryesor e shkakton tek biznesi, për shkak se biznesit i duhet stabilitet politik, i duhet administratë funksionale, i duhet qetësi politike për shkak të investimeve që mund t’i bëjnë bizneset e Kosovës, si ato vendore dhe ato të huaja.

Shtuar kësaj problematike, ai tha se mos rishikim i buxhetit, ekonomisë së Kosovës mund t’i shkaktojë humbje direkte rreth 200 milionë  euro, ndërsa, indirekte dëmet mund të jenë shumë më të mëdha.Mulaj shtoi se një pjesë e projekteve kapitale rrezikohen të ndërpriten në mënyrë automatike, por për një pjesë tjetër të tyre rrezikohet Qeveria të hyjë në penallti.Mukaj ndër të tjera tha se ka raste kur bizneseve vendore po iu krijohen barriera të ndryshme në raport me vendet fqinje, meqë mungojnë mekanizmat e Kosovës që të reagojnë dhe të ndërmarrin veprime të duhura.

Drejtues të Odës Ekonomike të Kosovës(OEK) thonë se gjendja e krijuar në skenën politike do të stagnoi investimet kapitale, do të bie prodhimtaria dhe eksportet, si dhe nuk do ketë investime të huaja.Nënkryetari i OEK, Arif Elshani tha për KosovaPress se një shtet ku s’ka stabilitet në skenën politike, nuk mund të ketë shtet funksional, as ekonomi të qëndrueshme, as shëndetësi të mirëfilltë dhe as arsim cilësor.Ai shtoi se ankesat nga bizneset janë të njëpasnjëshme në OEK dhe nuk ndalen në asnjë moment, derisa nuk ka institucione të reja.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?