Nga PAN tregojnë se kur do të bisedojnë për ndarjen e Ministrive

Nga PAN tregojnë se kur do të bisedojnë për ndarjen e Ministrive

Koalicioni PAN ende nuk ka vendosur për ndarjen e posteve ministrore ani pse kandidati për Kryeministër Ramush Haradinaj ka deklaruar se Kosova brenda dhjetë ditësh do ta ketë Qeverinë e saj. Por, një ndarje e tillë do të bëhet shumë shpejt. Këtë e thonë zyrtarë të AAK-së. Bashkëpunëtori i Haradinajt, Muharrem Nitaj, madje thotë se […]

Koalicioni PAN ende nuk ka vendosur për ndarjen e posteve ministrore ani pse kandidati për Kryeministër Ramush Haradinaj ka deklaruar se Kosova brenda dhjetë ditësh do ta ketë Qeverinë e saj. Por, një ndarje e tillë do të bëhet shumë shpejt.

Këtë e thonë zyrtarë të AAK-së. Bashkëpunëtori i Haradinajt, Muharrem Nitaj, madje thotë se gjithçka do të sqarohet javën e ardhshme.

Ende nuk janë ndarë postet ministrore  në mes të koalicionit PAN, por të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me ndarjen e dikastereve do të ndodhin para votimit të Qeverisë. Kështu ka sqaruar për gazetën Express anëtari i kryesisë së AAK-së Muharrem Nitaj. Ai pranon se ende nuk janë ndarë postet në mes të partnerëve të koalicionit dhe se gjithçka është ende në fazën e diskutimeve.

“ Ende jo, sigurisht se do të zgjidhen të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me dikasteret e qeverisë dhe me ndarjen e resorëve, përpara ditës se votimit të qeverisë. Por ky proces ende është në fazën e diskutimeve”, bën të ditur zëdhënësi i AAK-së Muharrem Nitaj.

Madje ky i fundit tha se java e ardhshme do t’i sqarojë të gjitha. “Them që java që vjen, do t’i sqarojë të gjitha gjërat”, ka theksuar ai.

Ndërkaq, kandidati për Kryeministër i koalicionit PAN Ramush Haradinaj ka bërë të ditur në një intervistë se Kosova do ta ketë qeverinë e saj brenda dhjetë ditësh.

Haradinaj ka takuar dy ditë më parë edhe liderin e AKR’së Behgjet Pacollin. Kreu i AAK’së ka thënë se shpreson  “që Pacolli dhe AKR nuk do të presin pa kufi për të ndihmuar në konstituimin e Kuvendit, formimin e Qeverisë, po edhe t’i marrin përgjegjësitë”.

Sipas marrëveshjes për koalicionin parazgjedhor është vendosur që posti i kryeministrit t’i takojë AAK’së, kryetari i kuvendit PDK’së, ndërsa i zëvendëskryeministrit partisë së Fatmir Limajt, Nisma.

Megjithatë, institucionet ende nuk po mund të formohen ani pse zgjedhje janë mbajtur më 11 qershor. PAN nuk po merr pjesë në seancë me arsyetimin se vendimi për mbajtjen e tyre po bëhet njëanshëm.

Seanca e radhës është vendosur të mbahet të hënën, më 14 gusht.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?