Nga një refugjat i luftës, kosovari kthehet në një shpresë të artë për amerikanët (Video)

Nga një refugjat i luftës në Brooklyn të New York-ut është kthyer në një shpresë për medalje të artë olimpike, nis kështu kronika e një televizioni amerikan. Ky është Besnik Sokoli i cili po ndjek ëndrrën e tij që të marrë pjesë në garat olimpike, “2018 Winter Olympics”, e cila do të mbahet në PyeongChang, […]
Nga një refugjat i luftës në Brooklyn të New York-ut është kthyer në një shpresë për medalje të artë olimpike, nis kështu kronika e një televizioni amerikan.
Ky është Besnik Sokoli i cili po ndjek ëndrrën e tij që të marrë pjesë në garat olimpike, “2018 Winter Olympics”, e cila do të mbahet në PyeongChang, Korenë Veriore, ose ndryshe njihet me emrin PyeongChang 2018.
Falë mbështetjes nga gruaja e tij Flutura dhe fëmijët ai këtë ëndërr mund ta bëjë realitet.
Sokoli me skijim merret që kur ishte 3 vjeç dhe skijimin e ka pasur vetëm si hobi, ndërsa vetëm para 6 muaj ai e ka zbuluar talentin e tij për këtë sport.

Ai e ka marrë këtë sport me seriozitet dhe falë aftësisë natyrore atletike të tij, ai në emër të Kosovës, ka fituar garën e PyeongChang, në Korenë Veriore, në muajin shkurt.
Gjithashtu, ai ka fituar afër vendeve të para në një seri garash në Bregun Lindor këtë dimër dhe aktualisht po garon në garat ndërkombëtare në Afrikën Jugore, Kili dhe Argjentinë, në mënyrë që të fitojë pikë për kualifikimet olimpike.
Këtë pranverë, Sokoli zbuloi se mund të kualifikohet për Olimpiadën vetëm duke hyrë në garat që i shpërndanë pikët FIS-i (Federata Ndërkombëtare e Skijimit). Konkurrentët mund të fillojnë me 990 pikë dhe mund ta zvogëlojnë këtë shifër sa më mirë që skijojnë. Sokoli, duhet të arrijë rreth 130 pikë deri në janar kur do të garojë në Korenë e Jugut.

Ai ka thirrur Federatën Skitare të Kosovës dhe pastaj ajo e ka futur në një ekip të vogël kombëtar dhe e miratoi hyrjen e tij në garat kualifikuese olimpike. Nëse ia arrin, federata i ka premtuar Sokolit një kostum për gara, një helmet dhe një kapelë dhe xhaketë për ceremoninë e hapjes. Ndoshta edhe një palë skie.
“Fatkeqësisht, ne nuk kemi shumë pajisje për t’i dhënë atij”, ka thënë për “The Wall Street Journal” Selim Maloku, sekretari i përgjithshëm i Federatës Skitare të Kosovës. “Shteti ynë nuk po ecën mirë ekonomikisht”. /Indeksonline/












