Nëntë gratë e liderëve të Lindjes së Mesme: Si duken dhe kush janë ato? (Foto)

Nëntë gratë e liderëve të Lindjes së Mesme: Si duken dhe kush janë ato? (Foto)

Sot femrat e bukura të Lindjes së Mesme nuk janë të fshehura prapa shumë shtresave të rrobave religjioze. Përkundrazi, shumica e tyre do t’ju impresionojnë me stilin, pamjen fizike dhe pozitat aktive sociale. Telegrafi më poshtë ju ofron mundësinë ta shijoni sharmin e jashtëzakonshëm të zonjave të Lindjes së Mesme: Rania Al-Abdullah Rania është Mbretëresha […]

Sot femrat e bukura të Lindjes së Mesme nuk janë të fshehura prapa shumë shtresave të rrobave religjioze. Përkundrazi, shumica e tyre do t’ju impresionojnë me stilin, pamjen fizike dhe pozitat aktive sociale.

Telegrafi më poshtë ju ofron mundësinë ta shijoni sharmin e jashtëzakonshëm të zonjave të Lindjes së Mesme:

Rania Al-Abdullah
Rania është Mbretëresha e Jordanisë, gruaja e Mbretit Abdullah II, dhe nëna e trashëguesit të fronit, Husseinit. Rania është aktive në rrjetin social ‘Instagram’ dhe lufton për të drejtat e grave në Lindjen e Mesme, e gjithashtu e përkrah idenë e zëvendësimit të veshjeve tradicionale. Vet mbretëresha i adhuron veshjet nga Giorgio Armani dhe shpeshherë është fotografuar nga revistat e modës.

Ameera Al-Taweel
Princesha e Arabisë Saudite haptas flet në favor të reformave në shtetin e saj. Ajo është shembull se një person duhet dhe mund të jetojë sipas asaj çfarë ia dëshiron zemra. Ameera ka studiuar në SHBA, vozitë veturë dhe është e shkurorëzuar nga burri! Tani ajo e udhëheq fondin e bamirësisë “Alwaleed Philanthropies”.

 

Deena Abdulaziz al Saud
Princesha më me stil e botës islame posedon dyqane mode në kryeqytetet e Arabisë Saudite dhe Katarit. Në vitin 2016, Deena ishte bërë kryeredaktore në revistën ‘Vogue Arabia’. Përveç dashurisë që ka për industrinë e modës, princesha gjithashtu pëlqen të shpenzojë kohë me familjen e saj dhe t’i rris tre fëmijët që i ka.

Moza Bint Nasser
Moza është gruaja e dytë e Emirit të Katarit dhe nëna e liderit të ri të këtij shteti! Ajo gjithashtu është drejtoreshë e Fondacionit të Katarit për Edukim, Shkencë dhe Zhvillim Social, si dhe ambasadore në UNESCO. Ajo e mbështet idenë e medieve të lira dhe ëndërron ta shndërrojë Katarin në konkurrent serioz të ‘Silicion Valleyt’.

Haya Bint Hussein
Motra e Mbretit të tanishëm të Jordanisë, është gjithashtu gruaja e sheikut Mohammed bin Rashid Al Maktoum, liderit të tanishëm të Dubait. Ajo ka studiuar në Oxford dhe tani merret me punë bamirësie. Veç këtyre, ajo gjithashtu është Ambasadore e Paqes në Bashkimin Evropian.

Lalla Salma
Gruaja e Mbretit Mohamed VI të Marokut, kjo zonjë e bukur flokë-kuqe është gjithashtu gruaja e parë e një lideri marokian e cila ka zbuluar në publik se si duket. Ajo gjithashtu ka diplomë në sistemet inxhinierive të informacioneve.

Fathima Kulsum Zohar
E vendosur për t’ju përmbajtur traditave, Mbretëresha e Arabisë Saudite preferon ta mbajë jetën personale të fshehtë! Ajo rrallëherë shfaqet në publik, por për pak kohë kishte pasur edhe një faqe në ‘Facebook’, gjë e cila i kishte befasuar shumë njerëz.

Maitha bint Mohammed bin Rashid Al Maktoum
Vajza e Mohammed bin Rashid Al Maktoum, lider i Dubait, është vajzë e re e cila ka dëshirë të merret me sport, dhe është kapitene e ekipit kombëtar të karatesë. Ajo ka aftësi të shkëlqyera në sport dhe gjithashtu ka shumë fansa!

Dana Al Khalifa
Kjo princeshë është e fiksuar pas modës! Dana shkruan edhe një blog, dhe gjithashtu është yll i vërtetë i Instagram-it. Veshjet e saja shërbejnë si inspirim për mijëra vajza anë e mbanë botës! /Telegrafi/

Të ngjashme
Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya