Nënkryetari i PDK-së del me akuza të reja ndaj VV-së: Ja çfarë i thanë kryesit e veprës Vitores derisa e sulmuan

Nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili është shprehur i bindur se sulmin ndaj Vitore Stavilecit, bashkëshortes së Blerand Stavilecit, e kanë kryer njerëz të Vetëvendosjes. Madje, Ismaili, në Klan Kosova, thotë se kryesit e veprës i kanë thënë asaj që t’i çoj një porosi Blerand Stavilecit, shkruan Periskopi. “Kryesit e veprave i kanë thënë zojës Vitore […]
Nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili është shprehur i bindur se sulmin ndaj Vitore Stavilecit, bashkëshortes së Blerand Stavilecit, e kanë kryer njerëz të Vetëvendosjes.
Madje, Ismaili, në Klan Kosova, thotë se kryesit e veprës i kanë thënë asaj që t’i çoj një porosi Blerand Stavilecit, shkruan Periskopi.
“Kryesit e veprave i kanë thënë zojës Vitore Stavileci që ajo t’i thotë burrit të saj, Blerand Stavilecit, që ta mbyllë gojën me akuzat ndaj Lëvizjes Vetëvendosje. Që ai të mos flasë më”, ka thënë Ismaili në Info Magazine.
Sipas Ismailit, është indikative se sulmi është kryer nga aktivistë të VV-së.
“VV-ja përdor gjuhë të urrejtjes dhe nxitë dhunë”, ka thënë ai. /Periskopi/












