Nëna e terroristit të sulmit të Barcelonës: Djali im të burgoset ose të vdesë

Nëna e terroristit të sulmit të Barcelonës: Djali im të burgoset ose të vdesë

Nëna e Younes Abouyaaqoub, personi që dyshohet të ketë qenë në timonin e furgonit të përplasur mbi njerëzit e pafajshëm në Barcelonë, i bëri thirrje të birit t’i japë fund arratisë e të dorëzohet tek autoritetet. Pohimin për agjencinë e lajmeve “Reuters” e bëri një kushërirë e 22-vjeçarit. “Ajo do që ai të shkojë në […]

Nëna e Younes Abouyaaqoub, personi që dyshohet të ketë qenë në timonin e furgonit të përplasur mbi njerëzit e pafajshëm në Barcelonë, i bëri thirrje të birit t’i japë fund arratisë e të dorëzohet tek autoritetet.

Pohimin për agjencinë e lajmeve “Reuters” e bëri një kushërirë e 22-vjeçarit.

“Ajo do që ai të shkojë në polici e të dorëzohet. Vet e ëma e tij preferon ta shohë më mirë në burg, ose të vdekur, sepse nuk dëshiron të shohë e të dëgjojë për vrasje të tjera”, tha mbesa.

Qyteti i Ripollit, i ngritur në kodrinat e Pirenejve pranë kufirit francez, është kthyer në epiqendrën e hetimit, si zona ku jetonin 4 të dyshuarit me origjinë marokene.

Dokumentet që “Reuters” ka mundur të shohë tregojnë se, veç Abouyaaqoub, lista e policisë e të përfshirëve në sulme përmban edhe emrin e 17-vjeçarit, Moussa Oukabir, atë të 18-vjeçarit Said Aallaa dhe Mohamed Hychami, 24 vjeç, transmeton tch.

Të premten, një apartament i këtij qyteti u bastis nga forcat e rendit, të lëshuara në gjuetinë e bashkëpunëtorëve të mundshëm, e ku është zhvilluar i nënti kontroll i befasishëm.

Shefi i policisë së Katalunjës nuk e përjashton mundësinë, që Abouyaaqoub të ketë kaluar tashmë në territorin francez.

Ekspertët mendojnë ndërkohë se atentati në Barcelonë dhe incidenti në Cambrils mund të kenë pasoja në të ardhmen e Katalunjës, përpjekjet e së cilës për pavarësi rrezikojnë të marrin një goditje të fortë.

Ato tregojnë se rajoni autonom ka një problem sigurie, ndërsa shtypi vendas pretendon se zyrtarët atje nuk i respektojnë prej muajsh më udhëzimet e Madridit.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?