Nëna me dy jetimë jeton në skamje dhe pa shtëpi (Foto+Video)

Nëna me dy jetimë jeton në skamje dhe pa shtëpi (Foto+Video)

Nëna po rrit dy fëmijë jetimë vetëm nga vitrat, ajo vetë ushqehet me bukën e katër ditëve që t’ua kursejë miellin fëmijëve të saj, shkruan sot Gazeta “Zëri” Dy fëmijë jetimë dhe nëna e tyre kanë mbetur pa shtëpi. Ata po jetojnë në kushte të rënda ekonomike pas vdekjes së kryefamiljarit, 18 muaj më parë. […]

Nëna po rrit dy fëmijë jetimë vetëm nga vitrat, ajo vetë ushqehet me bukën e katër ditëve që t’ua kursejë miellin fëmijëve të saj, shkruan sot Gazeta “Zëri”

Dy fëmijë jetimë dhe nëna e tyre kanë mbetur pa shtëpi. Ata po jetojnë në kushte të rënda ekonomike pas vdekjes së kryefamiljarit, 18 muaj më parë.

Kjo nënë e vetme po rrit fëmijët e saj vetëm në një dhomë, në lagjen “Kodra e Trimave”, në Prishtinë.

Ata po mbesin gjallë vetëm nga vitrat (ndihmat) që mund t’ua dërgojë dikush. Shiu gjatë natës pikon nga tavani i dëmtuar mbi trupat e këtyre dy fëmijëve. Dy fëmijët jetimë flenë në sfungjer të vendosur mbi dyshemenë, e shtruar nga çimentoja.

Dritaret dhe dyert nuk e ndalin as të ftohtit dhe as ujin, i cili depërton mbi trupat e njomë. Kjo nënë apelon të ndihmohet me një copë tokë për të ndërtuar një shtëpi, sado e vogël të jetë, vetëm të mos i lërë në rrugë fëmijët.

Nëna Elfie Retkoceri lutet të mos bjerë shi e të bëjnë gjumin e qetë fëmijët e saj.

“Kur bie shi pikon tavani dhe bie mbi trupat e fëmijëve. Edhe uji hyn nga dera, edhe nga dritaret”.

Ajo rrëfen sesi në netët me shi rri zgjuar dhe vendos një kove midis fëmijëve të saj të shtrirë në sfungjerë.

“Qull u bëhet fëmijëve jorgani. Lart nga tavani i lag uji që hyn nga shiu, poshtë ndër sfungjer hyn nga dera. Kur bie shi i madh hyn uji brenda prej jashtë sepse nuk mbyllen dyert”, rrëfen ajo.

Për të gjithë ju që dëshironi t’i ndihmoni zonjës Elfie, mund të kontaktoni në këtë numër: 044 949 986

Image
Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?