Në Podujevë kërkojnë më shumë prani të policisë (Video)

Pavarësisht që e vlerësojnë pozitivisht punën e Policisë, qytetarët e Podujevës kërkojnë që ata të jenë më të pranishëm ne qytet. Për punën e policisë në këtë komunë është realizuar një sondazh me qytetarët, e kjo është mirëpritur nga zyrtarët e policisë. Në bazë të tij 71.9% e qytetarëve kanë dhëne përgjigje pozitive për Policinë […]
Për punën e policisë në këtë komunë është realizuar një sondazh me qytetarët, e kjo është mirëpritur nga zyrtarët e policisë.
Në bazë të tij 71.9% e qytetarëve kanë dhëne përgjigje pozitive për Policinë në këtë qytet, ndërsa 15% kane dhënë përgjigje negative, kurse 13.1% e respondentëve, Policinë e kane vlerësuar me shumë mirë. Sondazhi është bërë nga Ekipi veprues për Siguri në bashkësi dhe OJQ RB.
Zyrtarët e Policisë në këtë qytet thonë se ky sondazh do ta ndihmojë shumë në punën e tyre.












