Ndodh ajo që i frikësoheshin të gjithë, shpërthen fabrika kimike (Foto)

Janë dëgjuar shpërthime në fabrikën kimike aftër qytetit të vërshuar amerikan, Hjuston. Zyrtarët e emergjencës kanë raportuar se dy shpërthime janë dëgjuar dhe se është parë tym i zi duke dalë nga fabrika “Arkema” në Crosby, transmeton Express. Gjatë reshjeve të mëdha të shiut të shkaktuara nga uragani “Harvey”, fabrika kimike “Arkema” humbi aftësitë për […]
Zyrtarët e emergjencës kanë raportuar se dy shpërthime janë dëgjuar dhe se është parë tym i zi duke dalë nga fabrika “Arkema” në Crosby, transmeton Express.
Gjatë reshjeve të mëdha të shiut të shkaktuara nga uragani “Harvey”, fabrika kimike “Arkema” humbi aftësitë për t’i ftohur përbërësit kimik të cilët duhet të mbahen të ftohur.
Kompania ka thënë më hëret se nuk ka mundësi të parandalohet shpërthimi.
Zjarri që do të shkaktohet nga shpërthimi pritet të përfshijë vetëm zonën brenda fabrikës, ndërsa banorët janë evakuuar tashmë në një sipërfaqe prej 2.4 kilometra përreth fabrikës si masë parandaluese.
Punëtorët e fundit në fabrikë janë evakuuar të martën.
Administrata Federale e Aviacionit e ka ndaluar fluturimin e aeroplanëve afër fabrikës. /Express/














